Gjermani, presidenti shpërndan parlamentin: Zgjedhje të reja në 23 shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakohshme, të domosdoshme në këtë pikë për shkak se qeveria e Olaf Scholzit ka humbur shumicën në parlament.

Steinmeier sqaroi se pas konsultimeve me partitë, vulosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 23 shkurt 2025.

“Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme”, tha presidenti gjerman.

Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord së bashku që të kërkohen zgjedhje të reja.

Rënien e qeverisë Scholz e shkaktoi vendimi i kancelarit për pezullimin e ministrit të financave Christian Lindner nga FDP-ja, çka solli për rrjedhojë tërheqjen e kësaj partie nga koalicioni qeverisës me socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët.

Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim.

Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 e Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz.

Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz, Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari apo kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakoshme./K.B

Të fundit

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi...

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Berisha: Në PS po i nxjerrin ‘sytë’ njëri-tjetrit

Kryedemokrati Sali Berishaka deklaruar se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste dallojnë nga njëra-tjetra për faktin se në PD kanë respekt për njëri-tjetrin, ndërsa në...

Lajme të tjera

Web TV