Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, akuzoi Izraelin se po përdor luftën në Lindjen e Mesme si pretekst për të “pushtuar më shumë territor”.
“Izraeli nuk kërkon të mbrojë sigurinë e vet. Izraeli dëshiron më shumë territor. Siguria po përdoret nga qeveria Netanyahu si pretekst për të pushtuar më shumë territor”, tha Fidan në një forum diplomatik në Antalia, në jug të Turqisë.
Ministri i Jashtëm turk theksoi se, përveç territoreve palestineze (Rripi i Gazës, Bregu Perëndimor, Jerusalemi Lindor), Izraeli tani dëshiron të ushtrojë sovranitet mbi territoret që i përkasin Libanit dhe Sirisë.
“Ky është një pushtim dhe ekspansionizëm i vazhdueshëm… Kjo duhet të ndalet”, shtoi Fidan.
