Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avioni që fluturonte nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se shkak është bërë një problem teknik.

“Sot, fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të ulet ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, shkroi Aliu.

Sipas tij, pas incidentit, operatori ajror ndërmori masa të menjëhershme duke organizuar një avion alternativ për transportimin e pasagjerëve.

“Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan  alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë  për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës.

Autoritetet shtetërore të Kosovës në koordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla.

Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Eurowings në ditët në vijim”, thuhej më tej në postim.

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV