Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ku ishte për të inspektuar hyrje-daljet për festa, deklaroi se konstatoi që pala greke këtë vit ka marrë masa më të mira ndryshe nga vitet e tjera.

Ai pati takime me përfaqësues të palës greke, ndërsa përmendi një takim me ambasadoren greke disa ditë më parë të cilës sipas tij i kërkoi më shumë vëmendje për lehtësimin e fluksit për festa.

“Sot bashkarisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e policisë greke që ndava disa shqetësime. Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetërëve shqiptar në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi.

Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e kordimimit, e cila është ngritur në zbatim të marrveshjeve ndërqeveritare, funskionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%”, tha Hoxha.

Më tej Hoxha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e policisë së shteetit gjatë kalimit në pikat kufitare.

“Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjelltë ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qyterarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare”, shtoi ai.

Teksa u pyet për shpërblimin e Policisë për festat e fundvitii Ministri nënvizoi se beson se Këshilli i Ministrave do të miratojë këtë projekt-vendim nesër (30 dhjetor)

Lexo edhe :  Ditët e fundit të 2024-ës mbyllen me diell, zonat malore temperatura nën 0 gradë C

“Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të policisë së shtetit për sa i pëtket një kriteri i cili që vitet e tjera nuk ka qenë për shkak të buxhetit. Të hënën Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin të cilin kemi propëzuar për shpërblimin e Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të përfshira”, përfundoi ai./E.T

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV