Gjeorgjia në krizë/ Betohet presidenti i dytë, Zurabishvili nuk pranon të lërë detyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe politikan populist i krahut të djathtë, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë, në mes të një krize politike disamujore.

Salome Zurabishvili, presidentja në largim, u largua nga rezidenca e saj në pallatin presidencial në Tbilisi këtë të diel, por tha se vazhdon të jetë presidentja legjitime.

Politikania properëndimore, Zurabishvili, tha se nuk largohet nga detyra,. pasi pasardhësi i saj – i zgjedhur nga kolegji zgjedhor i dominuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane – është “jolegjitim”.

Gjeorgjia është përballur me protesta antiqeveritare që kur ‘Ëndrra Gjeorgjia’ pretendoi fitoren në zgjedhjet parlamentare të tetorit, që u përshkruan me akuza të blerjeve të votave, votimeve të dyfishta, dhunës fizike dhe frikësimit.

Protestat u intensifikuan pas vendimit të Qeverisë muajin e kaluar që të shtyjë negociatat për anëtarësimin e Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim para mijëra mbështetësve të mbledhur jashtë pallatit presidencial më 29 dhjetor, Zurabishvili tha se ajo vazhdon të jetë “presidentja e vetme legjitime” dhe u zotua se do të vazhdojë betejën. Deklaratat e saj erdhën disa momente pasi Kavelashvili, 53 vjeç, kritik i Perëndimit, u inaugurua gjatë një ceremonie në Parlament. Një ditë më parë, presidentja iu bashkua protestuesve në Tbilisi, teksa pjesëmarrësit valëvitën flamuj të Gjeorgjisë dhe BE-së dhe marshuan në kryeqytet.

Ky tubim shënoi njëmujorin e valës së fundit të protestave, që janë përshkruar me veprime të dhunshme të policisë, arrestime masive dhe lëndime të protestuesve.

Protestuesit e akuzojnë Qeverinë e Ëndrrës Gjeorgjiane që po e largon shtetin nga BE-ja dhe po e afron me Moskën./E.T

Të fundit

Lufta dhe pasojat/ 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës

Përllogaritja për rindërtimin e sektorit shëndetësor vetëm në Gaza brenda shtatë viteve të ardhshme arrin në 10 miliardë dollarë. Kjo...

Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë...

Demokratët “zbarkojnë” në Itali, takim me shqiptarët: Vota e diasporës, vendimtare!

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali. Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm...

Cila është sëmundja “e heshtur” e syrit? Ja dëmet e pakthyeshme në shikim

Në morinë e sëmundjeve të syrit, Glaukoma njihet si sëmundja “e heshtur” e të parit, pasi dëmtimet nuk evidentohen në fazat fillestare për shkak...

Agnesa, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’

''Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren me disa përkujtimore të ferrit të së shkuarës, siç ishin kampet e...

Lajme të tjera

Web TV