Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e PL-së ‘e djegin’ në festën e fundvitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aleatet e tyre te PD-se, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit të tyre që ndodhet në paraburgim prej 21 Tetorit.

Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, duke shijuar festën e fundvitit, teksa shpërndan pamje-video në rrjetet sociale.

Në një prej momenteve, ata i këndojnë Metës dhe figurës së tij, duke kërcyer në grup, ashtu edhe si deputetët e PD bënë me “Vallen e Rrugovës”.

Meta ndodhet i paraburgosur si i dyshuar se ka kryer veprat penale “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.

Në pamjet e publikuara nga zv.kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës. Edhe deputetja është nën hetim dhe GJKKO vendosi masën detyrim për t’u paraqitur. Në video shfaqet edhe Tedi Blushi duke kërcyer.

Kurse në një tjetër video të Elised Braimllarit, anëtarët e PL shfaqen me maksimumin e adrenalinës, duke i kënduar këngë kryetarit.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura. Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Zv/kryetarja Erisa Xhixho dhe sekretari i PL, Tedi Blushi, duke kërcyer në festën e fundvitit/   S,M

Të fundit

Unaza e Madhe e Tiranës, çliron trafikun dhe shkurton distancat në kryeqytet

Prej pak ditësh Unaza e Madhe e Tiranës është e gjitha e aksesueshme për qarkullim, pas përfundimit të punimeve...

Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

Nga Artan Hoxha Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024 dhe me Sali Berishën fill...

Gjykata nuk u ndikua ‘as nga Trumpi’ dhe as nga ‘tre rezolutat’

Nga Mero Baze Në muajin nëntor, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën, nuk pati komente juridike...

GEN Z, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Ndryshe nga prindërit, të cilët punonin për të siguruar mundësi bazike, ata sot kërkojnë...

Me vello e fustan të bardhë, Irini rrëfen historinë e veçantë: Nuk doja të bëhesha nuse

“3 foto, 3 histori të ndryshme”, kështu vjen kësaj here në studion e “Rudina” në Tv Klan Irini Qirjako. Në një intervistë ndryshe këngëtarja...

Lajme të tjera

Web TV