Bonusi i fundvitit, pensionistët: Nuk duam të hamë vetëm për vit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në Berat vijon prej më shumë se dy javësh shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, të cilët bashkë me pensionin kanë marrë këtë dhjetor edhe shpërblimin e akorduar.

Ndërsa shprehen falenderues, pensionistët shprehen se ato para i përdorën për të blerë ushqime për tryezën e vitit të ri. Ata shprehen se pasi morën shpërblimin blenë gjelin e detit dhe ushqime për vitin e ri. Edhe pse e vlerësojnë vendimin e qeverisë që mendoi për ta këtë vit, kërkesa e tyre vijon të jetë për rritje të pensioneve.

Pensionistët beratas ankohen se me pensionet aktuale nuk përmbushin dot as kushtet minimale të jetesës dhe kërkojnë rritje të pensioneve për të pasur një jetë të denjë.

Pensionistët thonë se paratë që marrim nuk mbulojnë as shpenzimet mjekësore për ilaçe e as për blerjen e ushqimeve bazë.

“Ne nuk duam të hamë vetëm për vitin e ri por për gjithë vitin dhe pensioni që marrim është qesharak, pasi është i pamjaftueshme sepse çmimet kanë shkuar në stratosferë. Ne duam rritjen e pensioneve për të jetuar denjësisht pasi kemi punuar një jetë të tërë dhe nuk jemi vlerësuar asnjëherë siç e meritojmë nga qeveria. Me pensionet që marrim aktualisht nuk ushqehemi dot’”-, shprehen pensionistët.
E ndërsa pensionistët do të ndihen të kënaqur për pak ditë nga shpërblimi që morën, për disa kategori të tjera shpërndarja e bonusit nuk ka nisur ende, gjë që e pohon një pensionist që merr pension invaliditeti./K.B

Të fundit

Si të lehtësoni dhimbjen e kokës pas nje nate jashtë

Le ta pranojmë, pushimet dhe ndryshimi i stinës shpesh nënkuptojnë argëtim, vallëzim, pije dhe sigurisht një natë jashtë. Dhe pas...

Qeveria plan kombëtar për kufizimin e makinave disa ditë të javës

Qeveria po shqyrton një plan kombëtar për kufizimin e lëvizjes me makina në disa ditë të javës. Plani synon të përafrojë Shqipërinë me politikat e...

Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese

Nga Namir Lapardhaja "Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit), Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet. E mendon se...

Pesë ndryshime të vogla në dietën tuaj që do të rrisin menjëherë energjinë

Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar mirë dhe konsumuar mjaftueshëm ujë? Ndiheni shpesh të lodhur në punë, pavarësisht se keni pushuar...

Shtojne rrezikun e shfaqjes se osteoporozës, si ndikojnë duhani dhe…

Pohimi që dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi i tyre është shumë i përhapur...

Lajme të tjera

Web TV