Kreu i KQZ zbulon si do votojë diaspora në 11 maj: Ja procedurat që duhen ndjekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet dhe si do të duhet të votojnë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në 11 maj.

Celibashi tha se procesi i përgatitjeve të votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me të gjitha detyrimet që kodi zgjedhor ka parashikuar.

Ai tha gjithashtu se një ndër hapat që është realizuar, është miratimi i vendimit që ka të bëjë me dokumentet që do të duhet të ngarkohen në platformë, që votuesit nga jashtë gjatë procesit të regjistrimit dhe aplikimit, të mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve.

“Detyra e parë e KQZ ka konsistuar në përgatitjen e akteve nënligjore, që do i hapin rrugë dhe i kanë hapur rrugë procesit të përgatitjeve të votimit nga jashtë. Deri në momentin që ne flasim, Komisioni Rregullator ka miratuar aktet nënligjore në kompetencë të tij, po kështu edhe në cilësinë si komisioner shtetëror, kam miratuar edhe unë disa akte nënligjore. Ndër aktet kryesore që ja vlen të përmendim, është regjistrimi i votuesve nga jashtë, me procedurat e regjistrimit dhe përgatitjes së listave të zgjedhësve.

Është një akt që e miraton Komisioni Rregullator. Kemi miratuar vendimin që ka të bëjë po nga Komisioni Rregullator mbi procedurat e votimit, pra dërgimin e fletëve të votimit, dokumentacionin zgjedhor, kush e përgatit, kur dërgohet, si dërgohet, si kthehet mbrapsht në KQZ. Është miratuar vendimi që ka të bëjë me dokumentet që votuesit nga jashtë gjatë procesit të regjistrimit dhe aplikimit për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve, do të duhet të ngarkohen në platformë, dokumentacion që lidhet me adresën që votuesi ka deklaruar gjatë procesit të aplikimit.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Kemi miratuar vendimin për funksionalitetet dhe karakteristikat teknike të sistemit të regjistrimit, të platformës së regjistrimit të votuesve nga jashtë. Kemi përfunduar ndërtimin e kësaj platforme. Mendoj se procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë, ka shkuar në përputhje me të gjitha parashikimet dhe detyrimet që kodi zgjedhor ka parashikuar”, tha Celibashi. /e.t

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV