Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për masazhatorin afrikan, Mickey Neblett. Çifti për shumë kohë u shfaq në rrjetet sociale, ku nuk i kursenin pozat hot.

Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale. Nga ana tjetër këngëtarja, e cila ka treguar se është pa tabu, shpesh reagonte për paragjykimet për faktin se partneri i saj ishte afrikan. Por ajo që na bien në sy kohët e fundit është fakti se dyshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale.

Madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke na zbuluar pa dashje se mes tyre historia e dashurisë ka marrë fund. Enca kishte shumë foto me Mickey në Instagram, foto të cilat tashmë nuk janë më, duke na bërë të mendojmë se ndarja mes tyre ka qenë e vështirë, duke shkëputur çdo kontakt mes tyre. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka vijuar me publiket, përgjithësisht foto hot që ajo zgjedhë të bëjë. Nga ana tjetër, Mickey, i ka pasur më të shpeshta videot nga puna e tij si masazhator shkruan Panoroama Plus.

Edhe ai ka zhdukur çdo gjurmë të ish-parneres së tij, duke preferuar që të mbyllë gjithçka pa shumë bujë. Kujtojmë që kur kjo dyshe bëri publike romancën e tyre, të shumtë ishin ata që e gjykuan. Teksa ajo po shijonte romancën me partnerin e saj nga Afrika, kjo lidhje ngjalli diskutim në rrjet. E gjendur mes kësaj situate Enca ka vendosur të reagojë. Ajo i ka thënë dy fjalë përmes disa postimeve në “Instastory”.
“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo. Dikur një nga këngëtaret më të paguara, Enca kohët e fundit ka qenë më e distancuar nga ky treg.

Lexo edhe :  Organizoi dasmë të fshehtë, Arbana Osmani publikon portretin e saj me fustanin e nusërisë

Së fundmi ajo ka treguar më shumë për pauzën nga muzika në podcastin e motrës së saj Uindi, ku është shprehur: “Pas një periudhe shumë të gjatë, më shumë sesa 10 vjet që kam qenë pjesë aktive e industrisë, e muzikës, kisha nevojë që të merrja kohën time si Ruensa, jo si Enca, jo vetëm si artiste, por për veten time. Po ndiqja lumturinë time personale si njeri dhe mendoj që edhe sikur ta ktheja kohën, sërish do ta kisha marrë këtë pauzën se shumë njerëz mendojnë dhe është e vërtetë që pas një pauze, gjërat janë pak më sfiduese për t’i kapur gjërat aty ku i le Për mua ishte shumë e rëndësishme që të bëja këtë balancën mes jetës sime personale dhe jetës publike ose profesionale. Gjithë jetën, ajo që kam bërë ka qenë karriera ime, muzika. Sigurisht që e kam jetuar jetën se për atë jam eksperte, por këto vitet e fundit jam bërë akoma më shumë. Kam marrë kohën time për rritjen time personale, për karikimin tim, për rikthimin tim”, u shpreh këngëtarja.

E ndoshta tani që pauza për të ka përfunduar dhe lidhja gjithashtu, Enca pritet ri rikthehet muzikës, për të prekur edhe njëherë suksesin./k.k

 

 

 

Të fundit

Këndvështrim shkencor – filozofik “mbi ardhmërinë e shoqërisë njerzore”

Nga Pёrparim Naimi -Argumentuam që Shqipëria është në rrugën e një zhvillimi kaotik – ku trendin dhe kahjen e zhvillimit...

Xheli i ngrirë i aloe verës, pse duhet ta përdorni për shëndetin

Vlerat e xhelit të Aloe Verës janë me famë. Ajo njihet si një prej bimëve më mirëbërëse në historinë e njerëzimit. Megjithatë,  ngrirja e xhelit është...

Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit’! Dy fjalë mbi ‘zbulimin’ në Leskovik

Auron Tare Pranë llixhave të Sarandoporit në Leskovik, një grup shkencëtarësh çekë zbuluan një liqen nëntokësor, që mendohet të jetë më i madhi në botë. Ata...

“Ata e meritojnë”, Zelensky premton dhënien e mineraleve të rralla SHBA-së

Ukraina është e gatshme të plotësojë kërkesën e Donald Trump për ti dhënë SHBA përfitime të rëndësishme nga mineralet nëntokësore të sajat. Presidenti i...

Zgjedhjet në Kosovë, nis votimi në përfaqësitë diplomatike

Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë kanë nisur votimin në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Votimi nisi në orën 07:00 në...

Lajme të tjera

Web TV