Danilo sulmon Juventusin: Nuk është më një familje, ndaj vuajnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Juventusi ishte ndoshta klubi më i rëndësishëm i karrierës sime. Kam ndërtuar një histori të mrekullueshme me tifozët, lojtarët dhe qytetin, ku kam qenë shumë i lumtur për pesë vjet e gjysmë”. Këto janë fjalët e një “dashurie të plagosur” që Danilo tha në konferencën për shtyp ditën e prezantimit me skuadrën e tij të re, Flamengon.

Kohët e fundit – tha braziliani, duke iu kthyer arsyeve të largimit të tij – me ndryshimet e brendshme dhe një planifikim të caktuar, ata ndoshta e kuptuan që nuk isha i përshtatshëm, por jo për arsye futbollistike.

Kjo më shqetësoi dhe më bëri të vuaj. Që në momentin që pata këtë vështirësi, e cila nuk kishte lidhje me aftësitë e mia në fushë, kuptova se kishte ardhur koha për të kërkuar horizonte të reja, sepse kjo më bëri të vuaj shumë dhe kuptova që duhej të shkoja në një vend ku të ndihesha më mirë”.

Më pas Danilo shtoi: “Kam vuajtur shumë, nuk ia vlen të përmend emra. Unë shkrova një letër në të cilën fola nga zemra dhe që thotë shumë për atë që mendoj për Juventusin në këtë moment, të cilin e mbështes dhe do ta mbështes deri në fund të jetës sime.

Juventusi ka qenë gjithmonë për familjen, ka qenë gjithmonë për njëri-tjetrin, ka qenë gjithmonë për vëmendjen ndaj detajeve dhe aspektit njerëzor. Dhe kjo ka humbur pak në gjashtë muajt e fundit dhe besoj se rezultatet dhe ngjarjet e fundit janë kryesisht për shkak të humbjes së këtij identiteti, familjes, vëmendjes ndaj detajeve, kujdesit për anën njerëzore. Nëse i kthehemi kësaj rruge, rezultatet do të kthehen”, tha Danilo./k.k

Të fundit

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike, “blindohet” kryeministria

Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet...

Lumi Devoll pushtohet nga mbetjet, banorët thirrje institucioneve: Merrni masa!

Fshatrat Pojan dhe Orman, në bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane...

Basha thirrje për ndryshim më 11 maj/ Sistemi i qeverisë Rama skllavëron shqiptarët!

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha bën thirrje për ndryshim më 11 maj, duke ftuar qytetarët të mbështesin alternativën e tij për një Shqipëri më...

Specie e rrallë në Vlorë/Gjarpëri i detit 2.5 metër i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve

Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Lloji i gjarpërit Ophisurus serpens është kapuur nga...

8 Shkurt 1828/ Zhyl Vern, shkrimtari i fantazive të çmendura që u bënë realitet

 -Në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh francez-  Nga Leonard Veizi I pabesueshëm në fantazinë e tij, ai solli për mes letërsisë, një botë ireale...

Lajme të tjera

Web TV