Last Updated on 02/02/2025 by adminfjala
Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi tre fëmijë kanë humbur jetën. Ata janë zënë poshtë pasi u shemb një banesë e pabanuar. Nuk dihen arsyet se pse ata gjendeshin aty në atë moment.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare ndërsa i treti, i moshës 14-vjeçare. Lajmin e konfirmoi për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë policia, ambulanca dhe zjarrfikësit.
“Më datë 1 Shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, tha Elezaj./kb