Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten veçanërisht tek të miturit dhe fëmijët e moshave shkollore. Referuar buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, java e fundit e janarit shënoi  intensitet shumë të lartë të qarkullimit të gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore.

Mbi 23300 pacientë kërkuan ndihmën e mjekut  vetëm javën e fundit të janarit, ndonëse shifrat e sëmundshmërisë janë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore.  Kulmi i epidemisë së gripit ndihet edhe në urgjencën kombëtare, ku janë rritur thirrjet për ndihmë, kryesisht nga të moshuarit.

Ndryshe nga një vit më parë kur fillimi i shkurtit shënoi ulje të intensitetit të gripit, këtë sezon kurba e infektimeve po njeh vetëm rritje. Referuar edhe situatës epidemiologjike në vendet e Europës, ekspertët e shëndetit publik thonë se deri në mes të shkurtit do të jemi në nivele shumë të larta të qarkullimit të infeksioneve respiratore./kb

Të fundit

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve...

Presidenti i ri sirian nis detyrat diplomatike, Al-Sharaa vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, një lëvizje që shihet...

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai...

Dhunonte partneren dhe shpërndante video intime, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rimini të Italisë. Ai akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të...

Dramë deri në “frymën” e fundit, derbi i Madoninës mbyllet në barazim spektakolar

Milani dhe Interi janë ndarë në barazim 1-1 në derbin e luajtur sot në Serinë A, në një ndeshje dramatike mes dy skuadrave. Zikaltrit ishin...

Lajme të tjera

Web TV