Last Updated on 02/02/2025 by adminfjala
Santorini dhe rajoni përreth janë në gjendje alarmi pas një serie termetesh që kanë goditur zonën në 48 orët e fundit, me mbi 200 lëkundje të regjistruara.
Tërmeti më i fuqishëm deri tani ka arritur në 4.6 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë ishullit të pabanuar Anydros, pranë Santorinit.
Autoritetet greke kanë hapur një numër të madh çadrash për qytetarët të cilët për arsye sigurie duan të kalojnë natën jashtë banesave të tyre./e.t