Trump i lëkundur për tarifat për BM, ndërsa kërcënon të zgjerojë tarifat për BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Perspektiva e afërt e një lufte tregtare me SHBA-në kërcënon të errësojë takimin e kryeministrit Sir Keir Starmer me shefat e BE-së, pasi Donald Trump pretendoi se Mbretëria e Bashkuar është “jashtë linjës”.

Presidenti amerikan sugjeroi se ai është i gatshëm të zgjerojë regjimin e tij tarifor si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në BE, por shtoi se ai mendon se mund të arrihet një marrëveshje me BM.

I pyetur sot nga BBC nëse do të synojë BM me tarifa, Trump tha se “BM është jashtë linjës, por unë jam i sigurt se një… Mendoj se mund të arrihet”.

Trump tha gjithashtu se diskutimet me Starmer kanë qenë “shumë të këndshme”, duke shtuar se “ne kemi pasur disa takime. Kemi pasur telefonata të shumta. Po shkojmë shumë mirë”.

Por, presidenti i SHBA tha se tarifat do të vendosen përfundimisht për mallrat nga BE-ja, duke theksuar se ”deficiti tregtar i SHBA-së me bllokun është një mizori që do të thotë se ata nuk marrin pothuajse asgjë dhe SHBA merr gjithçka prej tyre”.

”Zyrtarët e BE-së kanë filluar të hartojnë plane emergjente për kërcënimin e tarifave amerikane dhe përfaqësuesit e bllokut janë të kënaqur me perspektivën e një përballjeje me SHBA-në”, raportoi ”Telegraph”.

Por, Starmer ishte më i kujdesshëm kur u pyet për veprimet e Trump, duke u thënë dje gazetarëve se ”ajo që dua të shoh janë marrëdhënie të forta tregtare”.

Starmer shtoi se ”në diskutimet që kam pasur me presidentin Trump, kjo është ajo që ne jemi përqendruar – një marrëdhënie e fortë tregtare”.

Trump ka njoftuar se do të vendosë taksa tregtare 25% për mallrat që vijnë nga fqinjët më të afërt të SHBA dhe partnerët më të mëdhenj tregtarë – Kanadaja dhe Meksika – si dhe një taksë prej 10% për mallrat kineze.

Lexo edhe :  Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Të tre vendet janë zotuar se do t’i përgjigjen veprimeve të presidentit amerikan duke shkaktuar frikën e një lufte tregtare globale./k.k

Të fundit

Berisha: Rama si Toto Rina ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit

Nga Roma, ku zhvilloi një takim me shqiptarët e diasporës, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi...

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit që admironi më shumë, prandaj...

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Lajme të tjera

Web TV