Mungesa e ujit në organizëm, ja tre 3 alarme që trupi dërgon kur dehidratoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Mjafton të dimë se trupi i njeriut përbëhet nga afërsisht 60 për qind ujë dhe se njeriu mund të mbijetojë vetëm 100 orë pa ujë.

Mungesa e ujit në trup, apo dehidratimi, mund të ketë një sërë pasojash të pakëndshme, nga ato beninje si luhatjet e humorit e deri te goditjet në tru në disa raste ekstreme.

 

 

Është e vështirë të vendosësh rregulla strikte, të përgjithshme për sa ujë na nevojitet, sepse varet nga shumë faktorë, mosha, gjinia, pesha trupore, niveli i aktivitetit fizik, nëse jeni shtatzënë apo ushqeni me gji, nëse keni ndonjë diagnozë.

Teoria që njerëzit ndjekin shpesh është tetë gota ujë ose rreth 1.5 litra në ditë! Nga ana tjetër, Akademia Amerikane e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë rekomandon që të konsumohen 2.7 litra për femrat dhe 3.7 litra për meshkujt, edhe pse kjo përfshin edhe pirjen e kafesë së zezë, çajit apo ndonjë pije tjetër me bazë uji.

Megjithatë, duke qenë se trupi i njeriut është krijuar për të dërguar një sinjal në tru kur i mungon diçka, ne mund të konkludojmë lehtësisht nëse trupi ynë ka nevojë për ujë, të paktën nëse e dëgjojmë atë.

Megjithatë, nëse jemi mësuar të mos pimë mjaftueshëm ujë ose të shuajmë etjen me lëngje dhe pije të ngjashme, është e mundur të injorojmë disa nga simptomat që trupi ynë po thërret për më shumë ujë.

Tre shenjat kryesore që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë

-Ndjenja e urisë së vazhdueshme mund të ndodhë për shkak të mungesës së ujit në trup, nëse hani sasi normale të ushqimit. Nëse e dini se keni ngrënë mjaftueshëm dhe keni ende dëshirë për ushqim, pini një gotë ujë – kjo duhet të largojë ndjenjën e urisë së rreme.

Lexo edhe :  Shmangni hudhrën nëse jeni duke marrë këto ilaçe! Mund të shkaktojë pasoja të rënda

-Dhimbja e kokës mund të jetë një tjetër simptomë e mungesës së ujit në trup.

-Treguesi më i rëndësishëm se nuk po pini mjaftueshëm lëngje është urina e verdhë e errët. Nëse vëreni se urina juaj është bërë papritur e errët, rrisni sasinë e ujit të pastër (pra uji që pini përmes pijeve si çaji, kafeja etj.) që pini në 1,5 deri në 2 litra në ditë./k.k

Të fundit

Anija e sekuestruar me 670 tonë naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), ka arrestuar një inspektor policie dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim,...

Fallciteti i PD

Nga ARTUR AJAZI Janë fallco edhe në Parlament, edhe në protesta. Janë fallco në selinë e partisë edhe në takime me votuesit, kur kthehen  pas...

Vota e diasporës/ Nis takimi i Sali Berishës me shqiptarët në Romë

Ka nisur takimi i kreut të PD Sali Berisha me shqiptarë të cilët jetojnë në Romë. Berisha është pritur me ovacione nga demokratët. Takimi ka nisur...

“Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesi, i cili shprehet se Shqipëria ka shumë turistë sepse Zoti na ka...

“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet live me nënën e banores

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij...

Lajme të tjera

Web TV