Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet për konviktet e reja në Qytetin Studenti (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, inspektuan punimet për konviktet e rindërtuara të Qytetit Studenti.

“Ky qytet gjer më dje i rrënuar, po rilind me ambicie e punë të madhe, duke shtuar rrjetin e godinave të cilësisë më të lartë, që nga dhomat e fjetjes të pajisura me dushe e tualete më vete, sallat e leximit, hapësirat e gatimit e ngrënies në çdo kat, internet falas, sistem sigurie, lavanderi, si edhe duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të një sërë godinash të reja administrative, social-kulturore e sportive”, shkroi Rama në Facebook lidhur me projektin.

“Kjo është një mbështetje e madhe për studentët”, tha ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjithashtu e pranishme në aktivitet. “Mbështetja do të vijojë dhe ambicia e radhës është Kampusi i Universitetit të Tiranës, një zotim që do të bëhet realitet duke filluar nga vitit tjetër”.

Sipas Manastirliut, në total janë 4000 shtretër në dispozicion të studentëve./e.t

Të fundit

Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

Nga Kreshnik Spahiu Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos të votojë Albin Kurtin. Madje...

Real Madridi shpërthen, i drejton letër Federatës së Futbollit në Spanjë

E hënë historike. Klubi i Real Madridit ka bërë publik tekstin që i ka dërguar RFEF-së, duke shfrytëzuar arbitrimin e Cornellà... dhe kundër të...

Arrestohet këngëtari i njohur grek, tentoi të largohet nga postblloku i policisë

Kristos Mastoras, këngëtari i njohur u arrestua prej policisë greke në gjendje të dehur. Sipas burimeve policore të cilave iu referohet shtypi grek, Mastoras u...

RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që të mos përjashtohej nga kampionati”

Zbulimet mbi Inter kanë hapur diskutime të reja: rrëfimi i ngjarjeve financiare të zikaltërve po bëhet gjithnjë e më kompleks me shtimin e disa...

Çfarë ndodhi? KPK rikthen në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)

Vettingu i KPA-së rikthen në detyrë gjyqtarin e shkarkuar të Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj dhe prish në këtë mënyrë vendimin e shkallës...

Lajme të tjera

Web TV