Rama në krah të Veliajt: Tirana lokomotivë, ka kapacitet për hapa të mëdhenj përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliajt përuruan godinat 16 dhe 17 në Qytetin Studenti.

“Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet dhe mbështetja jonë”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi transformimin që ka pësuar Tirana dhe ndikimin e saj në imazhin e Shqipërisë.

“Është gjithmonë krenari kur dëgjon nga ata të cilët vijnë këtu për herë të parë fjalët më të jashtëzakonshme për atë që gjejnë këtu në Tiranë, për arkitekturën, për pastërtinë, për energjinë e qytetit, dhe mbi të gjitha për perspektivën e këtij qyteti. Sigurisht, kjo vlen shumë më tepër se sa për t’u kënaqur, për t’u inkurajuar dhe për t’u frymëzuar që kjo punë e madhe të vazhdojë”, theksoi ai.

Rama vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës në zhvillimin e kryeqytetit. “Duhet të jenë të gjithë të bindur se për qeverinë tonë dhe mua personalisht, Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet, dhe mbështetja jonë në këtë aspekt ka qenë, është dhe do mbetet një mbështetje prioritare, sepse për ne ka shumë rëndësi që ky partneritet të vijojë të prodhojë sukses, dhe ka shumë mundësi që kjo punë të vazhdojë të jetë komplementare, sepse Bashkia e Tiranës nuk është një bashki si të tjerat:

Është metropoli i Shqipërisë dhe duke pasur edhe këtë sukses ekonomik në Tiranë, ka edhe kapacitete për të bërë hapa shumë më të mëdhenj se të tjerat dhe në një farë mënyre për të udhëhequr me shembullin e saj në rrugën ku edhe të tjerët do hyjnë hap pas hapi”, deklaroi Rama.

Një tjetër iniciativë e rëndësishme që Rama përmendi ishte mbështetja për pensionistët përmes aboneve falas të financuara nga Bashkia e Tiranës. “Kështu, abonetë për të udhëtuar falas për pensionistët, të mbështetura dhe financuara drejtpërdrejt nga Bashkia e Tiranës, janë një hap që shkon në drejtimin e duhur, sepse ato në fakt janë abone për pensionistët për të mos nxjerrë pensionistët lek nga xhepi dhe për të mos paguar nga pensionet e tyre.

Lexo edhe :  Proda vlerëson punën e policisë në Elbasan dhe Korçë, kërkon përmirësime për vitin 2025

Por, nga ana tjetër, janë abone për të cilat paguan Bashkia e Tiranës, paguajnë taksapaguesit, paguajnë ndërtuesit, të cilët i paguajnë kësaj bashkie taksat më të larta. Se është kollaj të flasim ky po ndërton, ai po ndërton, por nga ana tjetër, ne duhet të shohim se sa gjëra marrim mbrapsht, jo thjesht në aspektin e transformimit që askush nuk mund ta imagjinonte dhe nuk e imagjinojnë të huajt që vijnë dhe të huajt nga të gjitha kategoritë”, shtoi ai.

Ndër projektet e reja, Rama theksoi dhe nismën për ofrimin e ushqimit të drekës në shkollat 9-vjeçare, një program që synon të ndihmojë familjet dhe të krijojë një komunitet më të fortë social mes fëmijëve.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës.

Dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet në sensin më shumë jetë të përbashkët edhe sociale mes fëmijëve për të pasur më shumë aktivitete që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë të mos e kenë kokën mbrapa dhe të mos detyrohen pastaj, të merren vesh me njëri tjetrin, kush do e lëri punën për të shkuar për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi etj, etj, po të bëjnë punën  e tyre me orë të plota dhe nga ana tjetër patjetër dhe për të lehtësuar  nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që  nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë./  S,M

Të fundit

Sideremia, vlerat normale të hekurit, mungesa dhe simptomat

Hekuri është një mineral që i duhet organizmit tonë për të funksionuar si duhet: -Një ndërtues themelor për hemoglobinën, një...

Revolucioni i Sirisë varet në balancë. Perëndimi duhet të heqë sanksionet tani

Simon Tisdall   Planet e Pentagonit të pazbuluara më parë për tërheqjen e 2,000 trupave amerikane nga Siria lindore morën vëmendje të pakët javën e kaluar,...

10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

Nga Leonard Veizi   Historia e shkëmbimit të robërve të luftës, ka qenë një histori e përhershme. Por dhe historia e shkëmbimit të robërve në kohë...

Gjermani: Qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

Lindita Arapi   Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata...

Kosovë/ Numërohen 88 përqind e votave, si renditen partitë

Janë numëruar 88.04 përqind e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306 556 vota, e ndjekur...

Lajme të tjera

Web TV