Ndërron jetë aktorja e dashur e serialit “Squid Game”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në botën e kinemasë dhe televizionit.

Lee u bë e njohur për rolin e saj në serialin e suksesshëm “Squid Game”, ku interpretoi Park Mal Soon, nënën e Hwang Jun-ho (të luajtur nga Wi Ha-joon) dhe njerkën e Front Man (i cili u luajt nga Lee Byung-hun).

Ajo ishte pjesë e sezonit të dytë të serialit, i cili u publikua në dhjetor të vitit 2024.

Gjatë karrierës së saj të gjatë, Lee Joo-sil ka pasur role të rëndësishme edhe në filma dhe seri të tjera. Një nga projektet e saj më të njohura ishte filmi “Train to Busan” (2016), ndërsa ka luajtur gjithashtu në serialin “The Uncanny Counter”.

Sipas raporteve nga mediat koreane, aktorja ka luftuar me kancerin e stomakut gjatë muajve të fundit të jetës së saj. Ajo ishte diagnostikuar më herët me kancer gjiri në vitin 1993 dhe, përkundër parashikimeve të mjekëve, kishte mundur të mbijetonte.

Lee Joo-sil ka lindur në vitin 1944 dhe e nisi karrierën e saj të aktrimit në vitin 1964. Ajo do të varroset më 5 shkurt./kb

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV