Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL, Ilir Meta. I ftuar në Report Tv, Elezi thotë se Meta është një ekstremist i majtë dhe ka pasur konflikte të papajtueshme me Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Elezi thotë se nëse vijohet ende me idenë se pa Metën PD nuk vjen dot në pushtet, kjo është vrastare.

“Unë në 2018 kam thënë që kjo është vrastare për PD. Akoma të përfaqësohesh në listën me zotin Meta ca turpi është. Për një njeri që ka një fije morali është e turpshme kjo punë. Është një ekstremist i majtë, i dështuar, që ka pasur konflikte të papajtueshme me PD. E kam ndjerë të turpshme edhe në 2009 koalicionin me Metën. S’ka moral politik, s’ka sens. Nëse vazhdojmë akoma me idenë ‘pa Metën nuk vijmë dot në pushtet’, e kam titulluar kjo është vrastare sepse kjo në një farë forme i humb shpresat demokratëve. Pranon një betejë të humbur që ti nuk mund ta fitosh vetëm”, thekson Elezi.

Elezi komenton edhe procesin e primareve, për të cilin thotë se është proces i vonuar dhe pa rregulla. Sipas tij, është një garë e kontrolluar nga Berisha dhe që nuk plotëson rregullat bazë, pasi lista e votuesve duhet publikuar sipas tij të paktën 6 muaj para garës. Ndërkohë, Elezi theksin se PD nuk ka një regjistër kombëtar të votuesve, ndërsa thekson se lista manipulohet në momentin që nis gara duke u thënë kandidatëve që të plotësojnë formularët me emrat e votuesve.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

“Primaret janë të vështira për tu realizuar. Kanë problem të madh me listat, nuk ka pas proces për regjistrin kombëtar. Kur futen në gara, për atë që kanë menduar këta të fitojnë, i thonë urdhëro formularin. Listat e votuesve ngrihen 6 muaj para. Këta në momentin e kandidimit thotë ja ku i ke 300 formularë, plotëso dhe futi 300 veta të votojnë. Janë shumë vonë, primaret kërkojnë debate mes njerëzve, ti s’do votosh vetëm figura por atë që thonë deputetë. S’mund të realizosh proces efecient në këtë situatë dhe mungesë rregullash. Primaret kur s’ka transparencë sjellin më shumë probleme se vetë emërimet. Hapin problematikë të deformimit të vullnetit. Them se fitova me vota ndërkohë të gjithë e dinë se kam fituar se kam deformuar vullnetin e demokratëve. Primaret duhej të kishin filluar, duhej të ishte hap procesi, të ishin paraqitur emrat, hapet debati, hapet gara. Ka një periudhë më shumë se një mujor, po i afrohen ditës së shpalljes së emrave ndërkohë që thonë s’kemi filluar primaret. E kanë komanduar. S’mund t’i japësh kandidatit formular dhe t’i thuash plotëso votuesit e tua. Alimehmeti në garë bëri akt demokrat, se nuk pranoi të marrë formular për regjistrimin e anëtarëve, u fut me listat që ka PD”, vijon Elezi.

Edhe për gazetarin Anri Bala, primaret janë një proces i komanduar dhe i kontrolluar nga Berisha.

“Janë mekanizma në dorë të kryetarit, në fund të ditës do verë kandidatët që do ai. Në partitë tona s’ka demokraci, vendos kryetari, i përdorin partitë për hallin e tyre. Primaret po keqpërdoren”, thekson Bala./      S,M

Të fundit

Tirana renditet e 5-ta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve

Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve mesatare të shitjes...

E hëna nis me diell, nga e marta deri të premten reshje shiu/ Ja si pritet të jetë moti

Dita e hënë nis me mot të qëndrueshëm, duke pasur intervale të gjata me diell. Meterologu Hakil Osmani thotë se nga dita e martë e...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Reagon Vuçiç pas fitores së shpallur nga Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka siguruar të dhjetë mandatet e...

‘Së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës’/ Rama thirrje emigrantëve: Fjala juaj vlen

“Nga PS, 22 ditë nga përfundimi i regjistrimit të zgjedhësve në diasporë, 11 maj do të jetë votim historik edhe për faktin se për...

Sa kushton një fëmijë në Shqipëri?

“Sa kushton një fëmijë?” është një pyetje e rëndësishme për çdo prind të ri, sidomos në një kohë kur kostot e jetesës janë në...

Lajme të tjera

Web TV