Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo drejton.

Ministrja Koçiu, thotë se muaji janar shënoi fillimin e një viti të mbarë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, me investime dhe reforma të rëndësishme.

“Nga fillimi i bashkëpunimit për transformimin e shërbimit onkologjik me Sheba Medical Center në Izrael, te spitali i ri i Kardiokirurgjisë dhe modernizimi i QSUT-së po krijojmë kushte më të mira për pacientët,” shprehet Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Koçiu në bilancin e punëve të MSHMS për muajin janar, ndalet edhe te hapja e Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër, një hapësirë e ndërtuar tërësisht me kushte bashkëkohore, ndërsa u forcuan shërbimet diagnostikuese edhe në Durrës.

“Me Fondin Social 2025 dhe gatishmërinë e strukturave shëndetësore ndaj gripit, po kujdesemi për çdo qytetar,” përfundon ministrja Koçiu./kb

Të fundit

Trump urdhëron Thesarin të ndalojë prerjen e monedhave 1 cent

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ai ka urdhëruar Departamentin e Thesarit të ndalojë prodhimin e monedhave të reja...

Mbledhje në PS, kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e qarqeve dhe minstrat në saelinë e PS-së. Duke dalë nga Selia e PS-së, janë parë kryeministri Edi Rama,...

Cape Town, Bangkok dhe New York janë destinacionet më tërheqëse turistike

Pesë destinacionet turistike më tërheqëse në botë në vitin 2025, sipas hulumtimit të ekspertëve britanikë, do të jenë Cape Town, Bangkok, Nju Jorku, Melburni...

Ministri i Kurtit përfundon në pranga, dyshohet për sulm

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e policisë, ditën e djeshme. Të dy...

E buzëqeshur dhe plot stil, Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York. Në disa foto të publikuara në internet Simaku shfaqet e veshur...

Lajme të tjera

Web TV