Aksidenti me një viktimë në aksin Cërrik- Gramsh, vihen në pranga drejtuesit e dy mjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët një ditë më parë (3 shkurt) u përfshirë në një aksident të rëndë në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.

Dy të arrestuarit, 21 dhe 39 vjeç, akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kujtojmë se nga aksidenti mbeti një viktime dhe tre të plagosur.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin “Cërrik-Gramsh”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi A. H., 52 vjeç, pasagjer, si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit G. K., 21 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen”, njofton policia./k.k

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV