Nga shtatori ushqim falas, Do të zbatohet në plot 119 shkolla 9-vjeçare në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushqimi falas në shkollat 9 vjeçare në Tiranë do të zbatohet në plot 119 shkolla nga shtatori i 2025-ës. Kështu u shpreh nënkryetari i bashkisë Tiranë Andi Seferi për Report Tv.

“Është një inciativë që do të fillojë për herë të parë në shkollat publike në Tiranë, duke e bërë si shkollat në Europë. Është në kuadër të një procesi të madh duke iu kushtuar vëmendje të veçantë kopshteve, çerdheve dhe shkollave” , theksoi Seferi duke nëvizuar se që nga viti 2017 të gjitha shkollat janë përfshirë në projektin ‘Shkolla Qendër Komunitare’.

Sipas tij projekti synon që të sigurojë shëndetin, mirëqënien, të garantojë aftësitë intelektuale, fizike dhe sociale dhe të ofrojë hapësira të mbrojtura për fëmijët.

“Do të përfitojnë tridhjetë e një mijë e dyqind nxënës nga ky projekt. Do të jetë me dakordësinë e prindërve për konsumimin e vaktit. Menuja do të jetë bërë nga specialistë dhe do të shpërndahet çdo ditë në shkollë”, shtoi Seferi.

Lidhur me organizimin e këtij projekti bashkia Tiranë ka bashkëpunuar me disa ministri, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Bujqësisë.

Sa i përket zgjatjes së orës në shkollë, po punohet si do të vijojë ky proces me nxsënësit në shkollë deri në orën 16:00.

“Do të shikohet në vijim, qoftë zgjatja e orareve dhe shpërndarja e rregullsisë të gjithë shkollave”, përfundoi Seferi./k.k

Të fundit

Ngjela i bindur/ “Sa të jetë non grata, PD nuk vjen në pushtet!”

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas...

Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, ‘Shqipëria Bëhet’

Në Frontline, Instituti italian i sondazheve Piepoli solli sondazhin paraelektoral për qarqet Tiranë dhe Durrës. Sa i përket Tiranës, llogaritur vetëm votat e atyre që...

Vota e diasporës më 11 maj, përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e zgjedhësve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku...

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di si ka fytyrë të dalë...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

Lajme të tjera

Web TV