Gara në universitete, hapet aplikimi për provimet e maturës!Formularët plotësohen dy herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapet zyrtarisht gara për në universitete. Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar informoi një ditë më parë se aplikimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët A1/A1Z janë hapur dje dhe do të jenë aktive deri më datë 12 shkurt.

Sipas agjencisë, formulari A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/ A1Z, në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/ A1Z plotësohen fillimisht “online” nëpërmjet portalit “e-Albania” dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.

“Maturanti/kandidati bën aplikim ‘online’ fillimisht në portalin qeveritar ‘e-Albania’ dhe më pas, në sistemin ‘E-matura’ në periudhën 3 shkurt-12 shkurt 2025. Aplikimi në sistemin ‘Ematura’ bëhet edhe sipas afateve të vendosura në QSHA”, citohet në njoftimin e AKAP. Brenda marsit do të caktohen qendrat ku do kryhen provimet, ndërsa baza e të dhënave për të gjithë maturantët do jetë gati brenda muajit prill.

Referuar kalendarit të ministrisë, gjithçka do të ketë mbaruar më 20 qershor, kur të jenë verifikuar dhe konfirmuar në sistem rezultatet e të gjithë maturantëve.

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.

Plotësimi i formularëve A1/A1Z bëhet dy herë. Fillimisht “online” në portalin qeveritar “e-Albania” deri në datën 12 shkurt. Në këtë portal maturantët e bëjnë vetë plotësimin duke plotësuar fillimisht formularin A1/ A1Z, ku ruhen të dhënat personale si dhe provimet të cilave do t’u nënshtrohet, ose mbarten notat në rast se ka dhënë një ose më shumë provime, për ata që plotësojnë formularin A1.

Lexo edhe :  Tensione në Kuvend pasi Berisha mori fjalën, Spiropali: 5 minuta pushim

Më pas plotësimi i tyre bëhet në portalin e Maturës Shtetërore sipas një plani kalendar që pritet të publikohet nga MAS. Plotësimi i formularit A1Z bëhet në shkollat ekzistuese, ku kandidati ka bërë shkollën e mesme ose në shkollën ku e përcakton komisioni i Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të formularit A1 dhe formularit A1Z nuk bëhet individualisht nga maturanti, por ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem dhe vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e formularit A1. Në pikat 1-6 maturanti në bashkëpunim me mbikëqyrësin duhet të vendosë të dhënat personale dhe disa të dhëna të shkollës. Ndërsa në pikën 7 të formularit A1, maturantët duhet të shënojnë edhe nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Disa pika të këtij formulari plotësohen vetëm nga mbikëqyrësi, nga 10-14, ku në pikën 14 shënohet gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor B1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti dhe mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1./k.k

Të fundit

Ngjela i bindur/ “Sa të jetë non grata, PD nuk vjen në pushtet!”

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas...

Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, ‘Shqipëria Bëhet’

Në Frontline, Instituti italian i sondazheve Piepoli solli sondazhin paraelektoral për qarqet Tiranë dhe Durrës. Sa i përket Tiranës, llogaritur vetëm votat e atyre që...

Vota e diasporës më 11 maj, përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e zgjedhësve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku...

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di si ka fytyrë të dalë...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

Lajme të tjera

Web TV