Në vendin ku askush s’dëshiron të bëhet ministër (rroga shkon gjysëm milion euro)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enver Robelli

Rroga vjetore e një ministri zviceran është gjysmë milioni euro. Megjithatë, një parti zvicerane ka vështirësi serioze të gjejë një kandidate apo kandidat për ministër. Pse?

Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej me emrin Partia Popullore

Kristiandemokrate (CVP). Është caktuar një komision për gjetjen e kandidatëve që mund t’i propozohen parlamentit për zgjedhje në funksionin e ministrit në qeveri. Por, komisioni nuk po arrin të gjejë kandidatë.

Ditëve të fundit janë përmendur rreth 10 kandidatë të mundshëm për ministër. Dhe pothuaj të gjithë kanë njoftuar se nuk janë të interesuar të bëhen ministra në Bernë. Arsyetimet janë të ndryshme. Njëri thotë se nuk ka entuziazëm, tjetri se ndihet i lumtur në postin e tanishëm, të tjerët përmendin obligimet familjare. Sot përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave. Deri më tani vetëm dy politikanë kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e qeverisë.

Favorit është kryetari i Shoqatës së Bujqve dhe Blegtorëve të Zvicrës, Markus Ritter. Nëse edhe ky zgjidhet në qeveri, atëherë 5 prej 7 anëtarëve të qeverisë do të kenë një sfond (ose në shqipen moderne: një bekgraund) bujqësor. Një ministër është agronom, një ministre mbarështuese (rritëse) e deleve me hundë të zezë, një ministër është bujk i diplomuar dhe një tjetër është prodhues i verës. Disa media zvicerane kanë shprehur shqetësimin se nëse edhe një bujk zgjidhet në qeveri, atëherë Zvicra do të bëhet edhe më shumë agrokraci. Dhe qeveria mund të quhet lirisht “këshill i bujqve”.

Për çdo vit Qeveria e Zvicrës i subvencionon bujqit me rreth 2.8 miliardë franga (rreth 3 miliardë euro). Në të kaluarën bujqit shpesh kanë lidhur aleanca me krerët e bizneseve të fuqishme në Zvicër për të realizuar interesat e tyre, andaj disa gazetarë zviceranë shkruajnë për një “aleancë mes parave dhe plehut”. Shoqata e Bujqve të Zvicrës është e organizuar mirë. Mund të quhet madje grupi më i fuqishëm i lobimit në këtë shtet. Vetëm në selinë e shoqatës punojnë 126 punëtorë. Shoqata ka edhe një gazetë të veten nëpërmjet së cilës i mban të informuar anëtarët dhe simpatizantët.

Lexo edhe :  Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un?

“Shtet brenda shtetit” – kështu e përshkruan lobin e bujqve gazeta “NZZ am Sonntag”. Kur më 2015 po diskutohej ulja e subvencioneve për bujq, para parlamentit në Bernë u mblodhën 10 mijë bujq. Ky ishte një demonstrim i fuqisë së tyre. Prej 246 parlamentarëve 38 janë përfaqësues të bujqve (ose 15 për qind). Në Austri vetëm 8 për qind e parlamentarëve vijnë nga bota agrare. Në parlamentin gjerman edhe më pak: vetëm 2 për qind.

Më 12 mars dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës do të mblidhen për të zgjedhur ministrin e ri. Krahas gjeneralit të bujqve Markus Ritter, i cili po qëndron gati me tërfurk për t’u zgjedhur ministër, të hënën shfaqi interesim për postin e ministrit edhe një politikan nga kantoni i Zugut: Martin Pfister drejton Departamentin e Shëndetësisë. Ai ka studiuar histori dhe gjermanistikë në Freiburg të Zvicrës franceze, në vitin 1996 ka qëndruar në SHBA për qëllime studimore, pastaj ka qenë i angazhuar si punëtor shkencor në Universitetin e Freiburgut.

Tani parlamenti e ka fjalën. Nuk përjashtohen befasitë. Parlamentarët janë të lirë t’ia japin votën ndonjë politikani që nuk kandidon fare zyrtarisht. Në rast se një i tillë zgjidhet, ai duhet të dalë para parlamentit dhe të përgjigjet: e pranon apo jo zgjedhjen në post?

Të fundit

Ngjela i bindur/ “Sa të jetë non grata, PD nuk vjen në pushtet!”

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas...

Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, ‘Shqipëria Bëhet’

Në Frontline, Instituti italian i sondazheve Piepoli solli sondazhin paraelektoral për qarqet Tiranë dhe Durrës. Sa i përket Tiranës, llogaritur vetëm votat e atyre që...

Vota e diasporës më 11 maj, përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e zgjedhësve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku...

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di si ka fytyrë të dalë...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

Lajme të tjera

Web TV