“Zogjtë” e Metës, afrohen te PS/ Pojana jep “lajmin”: Tani drejtoj njësinë numër 8

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hemoragjia e nisur nga ish-Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste, vijon edhe me Partinë e Lirisë.

Klevi Pojana, një nga figurat e reja më të promovuara nga çifti Kryemadhi-Meta ne kulm te pushtetit, tashme I ka braktisur ata zyrtarisht ne diten e tyre me te zeze, kur jane te divorcuar dhe ted y te pandehur. Por ndryshe nga endrit braimllari, I cili eshte veteofruar te punoje ne fushaten e socialisteve, pojana ka hyre ne zyrat e pushtetit, te cilit deri dje I rrinte perballe. Ai ka njoftuar, jo pa krenari se ka marrë një post të rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës:

“Sot nis një sfidë e re me detyrën si Administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë! Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!”

Pojana falenderon veçanërisht kryebashkiakun, Erion Veliaj për këtë emërim, ndërsa thotë se Tirana, te cilen ai e shante deri dje, si bunker betoni, sot është jo vetëm kryeqytet i Shqipërisë, por dhe i Ballkanit, ndërsa premton se do I shërbejë me përkushtim komunitetit.

Pojana gjithsesi duket i përkushtuar ndaj posteve dhe pushtetit. Ai në Lëvizjen Socialiste për Integrim ka patur disa poste, nga ish-nënkryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim, anëtar Kryesie dhe dy herë kandidat për deputet në Tiranë.

Vështirë të numërohen ndër vite, këshilltarët bashkiakë apo dhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët i janë bashkuar Partisë Socialiste. Levizje qe kane ndodhur kryesisht pas zgjedhjeve lokale apo parlamentare, të cilat i ka humbur të gjitha pas prishjes së koalicionit Meta-Rama.

Lexo edhe :  Luan Baçi flet për protestën e 8 shkurtit: Vendosin qytetarët, aksione në terren

Keto levizje shqetesojne partine e lirise, e cila me kryetarin ne burg dhe me rrjedhjet e vazhdueshme, rrezikon asgjesimin ne zgjedhjet e 11 majit. Tedi blushi, te cilit i ka mbetur partia ne dore pas arrestimit te metes, nxitoi të martën të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën në selinë blu, në një takim disa minutësh. Ai refuzoi të japë detaje nga takimi.

Të shqetësuar duhet të jenë edhe socialistët e thjeshtë të Tiranës, ata të cileve edhe këtë herë u duhet të bëjnë një fushatë të fortë, për një fitore frytet e së cilës do t’i duhet t’i ndajnë sërish me ish njerezit e LSI, që sot po marrin ofiqe sikur të ishin socialistë të thekur. Si Klevi Pojana./    S,M

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV