Kredi të lehtësuara për strehim, Bashkia Tiranë publikon listën e fituesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti.

Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë shpallur fituese në këtë fazë, ndërsa 954 aplikime nuk kanë kaluar kriteret e përcaktuara.

Të gjithë qytetarët e shpallur fitues duhet të plotësojnë formularin e strehimit elektronikisht në portalin e-Albania, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar. Dokumentet mund të dorëzohen nga data 4 shkurt deri më 4 mars 2025, pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë, ose me postë, në adresën zyrtare të Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, për aplikimet brenda së njëjtës certifikatë familjare, dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nga një prej aplikantëve për të gjithë anëtarët madhorë të familjes.

Programi “Subvencionimit të interesave të kredisë” ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Të fundit

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i ‘Përputhen’: Donin të më vinin qaforen e qenit

I ftuar në “Live From Tirana” ishte një nga konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën...

Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion...

Faqja e KQZ-së në ngërç, vazhdojnë problemet me shfaqjen e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të ketë probleme me faqen e rezultateve. Vazhdimisht kanë probleme pasi rezultatet nuk po shfaqen. Probleme të cilat kanë nisur...

Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Apeli rrëzon sërish kërkesën për lirimin nga qelia

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e të miturit Mario Përlleshaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit...

Lajme të tjera

Web TV