Berisha “fushatë” në Berlin: Votoni CDU-në, pastaj PD-në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Shefi i opozitës shqiptare Sali Berisha po bën fushatë në Gjermani ku ju ka kërkuar shqiptarëve atje që të votojnë CDU dhe Ferderic Merz në zgjedhjet që do të mbahen në shkurt. Fitoren e CDU Berisha e lidh me Shqipërinë. Ai tha se e majta në Europë po humbet terren.

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Gjermani ku po bën fushatë për të mbështetur CDU. Shefi i opozitës i bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani që të votojnë CDU-në dhe Frederic Merz në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, duke theksuar se një fitore e kësaj partie do të ishte e rëndësishme jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Gjermani që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin CDU-në dhe kancelarin e ardhshëm, Frederic Merz. Një fitore e qendrës së djathtë në Gjermani, pas asaj të republikanëve në SHBA, do të shënojë një ndryshim të madh politik në Europë dhe më gjerë. Siç e kemi parë në disa vende të tjera, e majta po humbet terren, dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë,” deklaroi ai. Kjo vizitë shënon herën e parë që Berisha udhëton jashtë Shqipërisë që pas heqjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Udhëtimi i tij në Gjermani u realizua pas marrjes së një lejeje të posaçme nga SPAK, duke qenë se ai është nën masën e detyrimit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Berisha ka marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së në Berlin, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme të politikës gjermane dhe europiane. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje për politikën europiane dhe shqiptare, duke argumentuar se fitorja e CDU-së në Gjermani, pas triumfit të republikanëve në Shtetet e Bashkuara, do të përshpejtojë largimin e të majtës nga skena politike. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh i entuziazmuar për pjesëmarrjen në këtë kongres dhe për mundësinë e takimeve me liderët e CDU-së. Ai e cilësoi kandidatin për kancelar të kësaj partie, Frederic Merz, si një figurë kyçe për të ardhmen e Europës dhe për zhvillimet politike globale. “Ky ishte një kongres madhështor, që po kurorëzon fitoren e ardhshme të Frederic Merz si kancelar i Gjermanisë dhe një prej liderëve më të rëndësishëm të Europës. Ishte një kënaqësi e madhe të rikthehesha pas shumë vitesh në një ngjarje të tillë dhe të takoja miq të vjetër e të rinj. Ndër takimet më të rëndësishme ishte ai me vetë Merz, një lider i fuqishëm i qendrës së djathtë, si dhe me personalitete të tjera të CDU-së dhe politikës europiane,”, tha Berisha. Gjatë vizitës së tij në Berlin, Berisha u takua edhe me Kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Ëüst, deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein, dhe ish-eurodeputetin Elmar Brok. Gjithashtu, ai zhvilloi takime me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Ëegner. Pjesëmarrja e Berishës në këtë kongres dhe takimet me figurat kryesore të CDU-së tregojnë përpjekjet e tij për të forcuar lidhjet me partitë simotra në Europë dhe për të promovuar Partinë Demokratike në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim ai të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të politikës gjermane dhe europiane, për të diskutuar mbi situatën politike në Shqipëri dhe perspektivën e opozitës shqiptare.

Lexo edhe :  Berisha tregon a do të formojë koalicion me Ilir Metën në zgjedhjet e 11 Majit

 

 

 

 

 

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV