Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në një deklaratë për mediat u pyet se a ka marrë masa policia për protestën e PD më 8 shkurt. Hoxha u shpreh se janë marrë të gjitha masat, pasi çdo qytetar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore.
Më tej, Hoxha u shpreh se ka thënë më herët “marshojmë, gënjejmë” por se këto deklarata kanë lidhje me gënjeshtra dhe marshime për të ushtruar të drejtën e për partitë e vogla dhe s’kanë të bëjnë me protestën e 8 shkurtit.
Pyetje: Të shtunën PD ka thirrur protestën e radhës në orën 17:00, a i keni marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste, duke u nisur edhe nga pretendimet e opozitës, që në protestat e fundit, që sipas tyre kanë reaguar fillimisht punonjësit e policisë duke provokuar demokratët në protestë, apo keni ndonjë sugjerim për ta, edhe për sloganin, duke iu referuar se pak javë më parë, ju e keni bërë, për partitë e reja në protestë, duke iu referuar sloganeve, që ju keni sugjeruar, që “gënjeshtra, marshim për deputet” apo “marshojmë, gënjejmë”?
Ministri Hoxha: Janë dy ndodhi të ndryshme. Gënjeshtra dhe marshimet për të ushtruar të drejtën dhe për partitë e vogla nga njëra anë, dhe protesta e datës 8 shkurt, ku është detyrim i Policisë së Shtetit për të marrë masat për mbarëvajtjen e kësaj proteste duke respektuar të drejtën e protestimit dhe të drejtën e tubimit për çdo shtetas shqiptar. Faleminderit./ S,M