Diaspora, regjistrim dhe votim edhe me dokumente të skaduara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse mund të kenë një dokumentet e identifikimi jashtë afatit. Qeveria vendosi dje shtyrjen e vlefshmërisë deri në 31 maj 2025. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, sqaroi se vendimi është një zgjidhje e përkohshme për të lehtësuar procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë një kartë identiteti ose pasaportë të skaduar do të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Këshilli i Ministrave vendosi të zgjasë vlefshmërinë e këtyre dokumenteve deri më 31 maj 2025, por vetëm për ata që duan të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar me postë. Ky vendim vjen pas kërkesave të shoqatave të diasporës dhe opozitës, të cilat kanë ngritur shqetësimin se një numër i madh shqiptarësh që jetojnë jashtë rrezikonin të mbeteshin jashtë procesit zgjedhor. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, sqaroi se vendimi është një zgjidhje e përkohshme për të lehtësuar procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë. “Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë do të zgjidhë ngërçin e krijuar për rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që kanë dokumente të skaduara. Me miratimin e këtij akti, të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen dhe të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit”, deklaroi Hoxha. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë 120,971 zgjedhës unikë nga jashtë vendit që kanë bërë kërkesë në aplikacionin ‘PER’ të KQZ për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Deri në 5 shkurt janë miratuar kërkesat e 92.853 shqiptarëve që do të votojnë me postë nga atje ku jetojnë dhe punojnë dhe janë refuzuar 27,109 emigrantë. Italia, Greqia dhe Gjermania kanë numrin më të madh të aplikimeve. Tirana, Fieri, Korça dhe Durrësi janë qarqet me numrim më të madhe të zgjedhësve të miratuar për të votuar. Megjithëse qeveria pranoi të zgjasë afatin e vlefshmërisë për kartat dhe pasaportat e skaduara, ajo nuk e përfshiu në vendimin e saj një tjetër kërkesë të opozitës: lejimin e votës për emigrantët që nuk kanë asnjë dokument shqiptar, por që kanë një pasaportë biometrike të lëshuar nga një shtet i huaj.  “Kjo nuk është e mundur të bëhet pasi ligji nuk e parashikon. Shtetasit shqiptarë që kanë një kartë identiteti ose pasaportë biometrike, edhe nëse ajo ka skaduar, do të mund të regjistrohen dhe të votojnë. Por ata që nuk kanë asnjë dokument identifikimi shqiptar, nuk mund të përfshihen në këtë proces,” sqaroi ministri Hoxha. Opozita nuk e ka pritur mirë këtë vendim, duke e cilësuar atë si një strategji për të kufizuar votën e diasporës. Sali Berisha reagoi ashpër, duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do të votojë asnjë ndryshim ligjor nëse nuk pranohet edhe amendamenti për përfshirjen e emigrantëve pa dokumente shqiptare. “Partia Socialiste kërkon të përjashtojë të gjithë shqiptarët me të drejtë vote jashtë Shqipërisë, të cilët nuk disponojnë dokumente shqiptare, dhe ky është një akt antidemokratik, antikushtetues. Pasja apo jo e letërnjoftimit apo pasaportës shqiptare nuk ka asnjë implikim me qenien apo jo shtetas shqiptar. Ka shqiptarë që kanë vetëm dokumente të një apo disa vendeve të tjera që lejojnë dyshtetësinë, por qeveria po i përjashton nga procesi,” deklaroi Berisha. Ai e cilësoi këtë vendim si një tentativë të qeverisë për të kufizuar votën e diasporës, duke argumentuar se emigrantët janë kundër qeverisë dhe se kjo është arsyeja e vërtetë për refuzimin e ndryshimit.

Të fundit

Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

Kryetari i LZHK, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë...

Ardit Çuni në krah të Veliajt: Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën

Këngëtari dhe producenti i njohur Ardit Çuni ka dalë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një mesazh në rrjete sociale, Çuni shprehet se Veliaj...

Rama për BIRN: Veliaj do të qëndrojë në detyrë, ndalimi i tij në shkelje të standardeve

Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, duke deklaruar se Erion Veliaj...

‘Më trajtuan si të isha Escobari’, Radja Nainggolan pas arrestimit: Përvojë e çuditshme

U dyshua si pjesëtar i një grupi që transportonin kokainë nga Amerika Latine për në Belgjikë dhe u vendos pas hekurave. Bëhet fjalë për...

Erion Veliajt i grisën kontratën

Lorenc Vangjeli Një prokuror i SPAK-ut dhe një gjykatës i GJKKO-së grisën papritur një kontatë shërbimi që qytetarët e Tiranës kishin firmosur dy vjet më...

Lajme të tjera

Web TV