“Nuk e mendoja kurrë që…”- Vdekja tragjike e Liam Payne, thyen heshtjen partnerja e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk do të isha larguar kurrë nga Argjentina nëse do ta dija që ai do të vdiste”, kështu është shprehur e dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, disa muaj pas vdekjes tragjike të ish-anëtarit të grupit të One Direction.

Influencerja amerikane Kate Cassidy, e cila kishte qenë në një romancë më këngëtarin që nga viti 2022 është shprehur për “The Sun” se humbja e Payne ishte një “aksident tragjik”.

“Jo, kurrë nuk kam menduar ai mund të vdiste kaq i ri. Nuk e kisha menduar se kjo mund të ndodhte ndonjëherë,” tha Kate, në intervistën e saj të parë që pas humbjes së partnerit.

Payne vdiq në tetor të vitit të kaluar, pasi ra nga ballkoni i dhomës së hotelit në Buenos Aires ku po qëndronte për disa ditë.

Një javë pas vdekjes së tij, Cassidy postoi një homazh për këngëtarin në rrjetet sociale, duke e përshkruar atë si “mikun më të mirë të jetës”.

Ajo postoi gjithashtu një foto të një shënimi të shkruar nga Payne pak para se të vdiste, duke prentenduar se çifti do të martohej brenda një viti .

Dashuria është kaq e bukur dhe ti vetëm shpreson që gjithçka të funksionojë. Nëse do të kisha pasur mundësi për të parë të ardhmen s’do ta lija kurrë Liam vetëm ato ditë dhe nuk do të isha larguar nga Argjentina,” është shprehur influencerja sipas “The Sun” teksa ka shtuar se: “Nuk e kisha menduar kurrë se ai udhëtim do të shkonte ashtu siç shkoi”.

Payne kishte qenë në Argjentinë me pushime për të parë ish shokun e tij të grupit “Niall Horan” në koncert.

Lexo edhe :  Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Cassidy tha se ajo ishte larguar nga Argjentina dhe ishte kthyer vetëm në shtëpinë e tyre në Florida për t’u kujdesur për qenin e tyre, Nala.

Unë kisha një përgjegjësi, ne kishim një përgjegjësi. Ne kishim qenin tonë dhe padyshim që kurrë, kurrë nuk e kisha menduar se kjo do të ndodhte,” shpjegoi ajo.

Testet toksikologjike të kryera menjëherë pas vdekjes së Liam zbuluan gjurmë alkooli, kokaine dhe një antidepresant me recetë në trupin e tij, tha zyra e prokurorit në Argjentinë.

Shkaku i vdekjes së tij u konfirmua si “polytrauma”, një term i cili përshkruan lëndimet e shumta traumatike të shkaktuara në trup.

Sipas The Sun, Cassidy që atëherë është larguar nga shtëpia e tyre në Florida dhe është kthyer në New Jersey.

Ndër të tjera Kate është shprehur se këngëtarin e shihte si “shpirtin e saj binjak” dhe se rrugëtimin e jetës pa të tashmë, e sheh shumë të vështirë

“Po përpiqem të jem mirë, por ndjej se jeta ime ka ndryshuar kaq shumë. Mendoj për Liam çdo sekondë të çdo dite. Ndërsa ai nuk do të jetë me mua për të lundruar në këtë jetë, mua do të më duhet ta përballoj këtë pa atë në krah, është vërtet e vështirë,” përfundon Kate.

Çifti u takua në vitin 2022, kur Cassidy ishte një kameriere në Karolinën e Jugut, raportoi gazeta./k.k

Të fundit

Rama ndan pamjet: Pediatria e specialiteteve në QSUT hap dyert për pak ditë

Pediatria e Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, hap dyert për pak ditë. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në...

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq të tij, por edhe drejtues...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

Lajme të tjera

Web TV