Marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit/ Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç edhe njoftoi ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Madrit, ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me Kongresi Botëror të Ligjit që do mbahet në Tiranë në vitin 2927.

Kreu i qeverisë Rama, do të zhvillojë fillimisht një takim në orën 10:00 me Mbretin Mbreti Felipe VI, dhe më pas ky i fundit do të presë në audiencë kryeministrin.

Kongresi Botëror i Ligjit mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota.

Në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme, Rama e quajti përzgjedhjen e Shqipërisë për organizimin e Kongresit, një trofe i fituar falë reformës në drejtësi.

Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinente të ndryshme.’ Kështu shkruhet në letrën e Presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, profesor i të drejtës kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh.
‘Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin e ligjit si garanci për dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin për qytetarët e saj’, vazhdon ai. ‘Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për t’i paraqitur botës përparimet e mëdha drejt një demokracie të fortë dhe respektin ndaj sundimit të ligjit.’
E pra, për pak ne nisemi për në Madrid për njoftimin publik të përzgjedhjes së kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit. Gjatë këtyre kongreseve çdo dy vjet prezantohet një çmim, çmimi i paqes dhe lirisë botërore që konsiderohet nga shumë si çmimi Nobel në ligj.
Pra Shqipëria 2027 do të jetë vendi i Samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë dhe tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjit. C’të them? Kush i imagjinonte këto dhe të tjera plot akoma deri disa vite më parë le të ngrejë dorën. Kongresi Botëror i Ligjit është ndër të tjera edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës në drejtësi”, u shpreh ai. /E.T

Të fundit

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik,...

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në sy për arsyet e gabuara:...

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Në fjalën e tij, ai...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që ecën mes rrënojave – përbëjnë...

Lajme të tjera

Web TV