Basha: Mos pranoni t’ju trajtojnë si dele, më 11 Maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve dhe shërbimeve, ndërsa qytetarët përballen me taksa të larta, paga të ulëta dhe një sistem shëndetësor të kushtueshëm.

Në një postim më Facebook, Basha u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për një bërë ndryshim e vërtetë.

“Shqipëria është ndër vendet me çmimet më të larta të ushqimeve dhe shërbimeve, qytetarët tanë paguajnë më shumë para nga xhepi për shërbim shëndetësor dhe ilaçe, kanë taksat më të larta dhe pagat e pensionet më të ulëta. Qeveria nuk është e shqetësuar për hallet e qytetarëve, por pasuritë e shqiptarëve i përdor si pronë private për përfitime të klientëve të saj. A do të pranojnë më shqiptarët të trajtohen si dele nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin, të cilët, sipas Bankës Botërore, e kanë lënë Shqipërinë me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon?

Më 11 maj, ju e keni në dorë ndryshimin, për të lënë pas një qeveri që punon vetëm për vete dhe për të zgjedhur një ofertë programore të mirëstudiuar, që e vendos potencialin e vendit në shërbim të çdo shqiptari. Vota juaj më 11 maj është fuqia juaj për të ndërtuar një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë’, shkruan ai. /E.T

Të fundit

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK....

Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

123456, qwerty, 00000... duket e pabesueshme, por gjithsesi këto janë fjalëkalimet më të njohura në Itali (dhe në pjesën tjetër të botës), edhe pse deshifrimi i...

Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet. Në...

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë që ai e cilëson “ngushëllim”....

Gjesti sheh intervistën e Xhenetës për të, Egli: Po tërhiqem nga ky raport

Deklaratat që Xheneta ka dhënë për lidhjen e saj me Gjestin, gjatë intervistës së saj në Fan Club, produksioni i Big Brother ia transmetoi...

Lajme të tjera

Web TV