Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha sot se Shqipëria po bën një punë të mirë në eksportimin e prodhimeve drejt tregjeve evropiane.
E ndodhur sot në Lushnjë, Balluku vizitoi njërën prej pikave të grumbullimit më të njohura në zonë, që eksporton për tregjet e njohura evropiane frutat dhe perimet e mbledhura nga e gjithë Shqipëria
Gjatë këtij takimi, Balluku tha se po bëhet një punë e mirë në këtë aspekt dhe se për këtë arritje kanë ndihmuar edhe lehtësimet e procedurave doganore.
“Ideja është e një balance me të gjithë fermerët. Eksportet që bëhen këtu shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Kërkesat e këtij tregu janë prodhimet biologjike. Ka pasur ndihmë edhe nga doganat. Eksportet, koha e pritjes në dogana e të tjera si këto kanë ndryshuar”, -tha Balluku./ S,M