Last Updated on 07/02/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve në Itali për herë të tretë, pas vendimit të Apelit të Romës.
Rama iu shmang një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, duke thënë se për çështjen e emigrantëve duhet pyetur kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni.
Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria i detyrohet shumë Italisë, ndaj edhe është pro kësaj marrëveshjeje.
“Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet t’i drejtohet si motrës sime italiane, Meloni. Për ne është një rol shumë i thjesht, na u kërkua nga Italia që t’i ndihmojmë dhe ne i detyrohemi shumë Italisë.
Pasi na ka ndihmuar shumë. Së fundmi, kur patëm tërmetin shkatërrues, emergjencat italiane rrezikuan jetën e tyre dhe na ndihmuan. Siç çdo vend duhet të ndihmojë tjetër. Siguria, aspekti ligjor, gjithçka është italiane”, theksoi kryeministri./ S,M