Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit’! Dy fjalë mbi ‘zbulimin’ në Leskovik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Auron Tare

Pranë llixhave të Sarandoporit në Leskovik, një grup shkencëtarësh çekë zbuluan një liqen nëntokësor, që mendohet të jetë më i madhi në botë. Ata kanë kryer kërkime gjeologjike dhe tashmë e kanë publikuar studimin në mediat çeke.

Ky është një ndër zbulimet më të mëdha gjeologjike, ndërsa ekspedita çeke pritet të rikthehet në Leskovik brenda muajit mars. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë.

Megjithatë, në një reagim studiuesi shqiptar Auron Tare shprehet se në ekipin e shkenctarëve çekë ishte dhe një grup britanik dhe dy ekspertë shqiptarë. Tare mendon se lajmi që ndan çekët në mediat e tyre pa praninë e Njësisë vendore dhe miqve shqiptarë nuk është korrekte.

Shkrimi i Auron Tares:

“Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit”

Dy fjalë mbi “zbulimin” në Leskovik.

E para duhet të dini se Vrima e Kopiles dhe hyrja në Shpellën e lidhur me këtë toponim është një vend i njohur për banorët e zonës së Leskovikut.

E dyta ekipi çek ka qenë i ftuar nga Njësia vendore e Leskovikut, për të bërë markimin e shtigjeve për turizmin malor. Ndihmë që ky ekip çekët e ka bërë edhe në Kanionet e Nivicës në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës. Për këtë mikro projekt duhet falenderuar në veçanti z. Nardi Konica, si dhe Edi Culanit, Berti Nasit dhe Bertit Vezuli të cilët kanë qenë ekspertët vendas që kanë udhëhequr Çekët në shtigjet dhe zonat më interesante të zonës. Pa ndihmën e tyre ky projekt për qasjen ndaj turizmit kulturor të zonës së Leskovikut do të ishte e pa mundur.

Ekipi Çek, një pjesë e tyre të cilët kanë punuar me ne edhe në Nivicë u ftuan për të ndihmuar në krijimin e një koncepti për turizmin malor në zonën e Leskovikut. Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe eksplorimi i disa pikave me interes natyror në Leskovik ku Edi Culani njohës i shkëlqyer i zonës e drejtoi ekipin në këtë shpellë, shpellë të cilën ai vetë e kishte eksploruar deri në thellësine 400 m.

Lexo edhe :  Nuk heshtim më përballë shkeljeve, republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën

Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe një grup i vogël etimologësh, biologësh dhe orintologësh britanike së bashku me dy ekspertë shqiptarë për të bërë iventarin e Fluturave, Orkideve dhe Zogjve të zonës. Duhet thënë se vetëm Krahina e Leskovikut sipas këtyre studiuesve ka 4 herë më shumë specie fluturash se e gjithë Britania e Madhe. Me sa duket miqtë Çekë pasi u futen në Shpellën e Lumit me të shkuar ne Pragë kanë ftuar speleologë për ta eksploruar më tej këtë shpellë. Shumë mirë kanë bërë. Por në bashkëpunimet ndërkombëtare në Europë apo më tej ka një protokoll normal që të gjitha eksplorimet apo kërkimet në territorin e nje shteti bëhen në bashkëpunime me autoritetet lokale apo qendrore.

Fakti që miqtë tanë Çekë vendosen të bëjnë një lajm të tillë pa pjesëmarrjen e Njësisë Vendore si dhe miqve shqiptarë që punuan bashkarisht mendoj unë nuk është korrekte. Gjithsesi pak vëmendje për Leskovikun është diçka pozitive dhe një mënyrë për të bërë të ditur rëndësinë e madhe të kësaj zone në turizmin kulturor dhe natyror.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV