Basha thirrje për ndryshim më 11 maj/ Sistemi i qeverisë Rama skllavëron shqiptarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha bën thirrje për ndryshim më 11 maj, duke ftuar qytetarët të mbështesin alternativën e tij për një Shqipëri më të drejtë dhe të zhvilluar.

Në një postim në facebook, ai thotë se programi i Demokratëve Euroatlantikë është ambicioz, ekonomik dhe social, që synon paga më të larta, mbështetje për shtresat në nevojë, arsim cilësor dhe një klimë më të favorshme për sipërmarrjen.

Postimi i Bashës

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar të ardhme më të mirë për çdo shqiptar: vend i mundësive të reja, ku të rinjtë të gëzojnë punë me paga të larta; shtresat në nevojë të marrin trajtim dinjitoz; pensionistët të gëzojnë mbështetje të denjë; shëndetësia tu ofrohet sipas nevojës, jo sipas xhepit; arsim cilësor për të gjithë; sipërmarrja të zhvillohet në liri të plotë nga taksidarët dhe taksat e larta, dhe shtresa e mesme të ripërtërihet dhe të zgjerohet.

Ne kemi hartuar me kujdes një program ambicioz, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, që synon të transformojë realitetin tonë ekonomik dhe social.

Më 11 maj, ju ftojmë të zgjidhni alternativën që mbron mirëqenien e familjeve, nxit sipërmarrjen dhe ofron mundësi të reja për të rinjtë, duke luftuar korrupsionin dhe keqpërdorimin e burimeve publike, për të lënë pas sistemin e ndërtuar nga qeveria Rama, që skllavëron shqiptarët duke u marrë gjithçka e duke mos u dhënë asgjë.

Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për ndryshim, sepse e ardhmja e vendit tonë është në dorën e qytetarëve që besojnë se Shqipëria meriton më shumë./e.t

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV