Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin dyqanet me ‘tik-tak’- un e tij, punëtorët niseshin për në punë dhe të rinjtë caktonin takime “te sahati” pa pasur nevojë për orë dore apo telefona inteligjentë. Por sot, sahati ka mbetur në vend. Jo vetëm akrepat e tij, por edhe vëmendja ndaj tij duket se ka ngrirë në kohë. Vlorës i ka mbetur ora 11 e një çerek. Dhe prej vitesh, s’ka lëvizur më.

“Sahati na bënte zgjimin sepse binte kambana në çdo orë, por ka 30 vite qe nuk punon më”, tha një banor, duke shtuar se e ka pasur shumë për zemër, madje i ka kushtuar poezi sahatit”.

Ky sahat, i ndërtuar në vitin 1918 me interesimin e Ali Asllanit dhe financimin e tregtarëve të qytetit u projektua nga specialistë italianë. Përveç funksionit të tij praktik, ai përfaqësonte një risi arkitekturore, duke sjellë për herë të parë në Vlorë përdorimin e betonit të armuar dhe lidhëseve me çimento. Dikur, fasada e tij zbukurohej nga ornamente me motive patriotike, ku spikaste portreti i Skënderbeut dhe shqiponja dy krenare që vështronte nga lindja, si një simbol i fuqisë dhe identitetit kombëtar.

“Kjo është neglizhencë e bashkisë së Vlorës. Sahati drejtonte njerëzit, ka qenë si busull, sot s’kemi më shpresë as besim se do rregullohet”, thanë të tjerë banorë.

Në vitin 1996, ndërtesa iu nënshtrua punimeve restauruese, duke rigjallëruar përkohësisht lavdinë e dikurshme. Por, duket se rikthimi nuk zgjati shumë. Sot, sahati nuk mat më asnjë minutë, nuk numëron më asnjë orë. Ai që dikur ishte busull orientimi është shndërruar në një monument të heshtur. Kjo gjendje ka shqetësuar qytetarët e Vlorës.

Lexo edhe :  “Pasaporta jonë shihej me dyshim”/ Rama: Jemi stigmatizuar si vend me kriminalitet por..

Historia e tij vazhdon të qëndrojë aty, me akrepat që kanë mbetur pezull në 11:15 dhe Bashkia e Vlorës deri më sot nuk duket e shqetësuar për ta rivënë në punë./e.t

Të fundit

Protesta e opozitës/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde

‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme...

Protesta e opozitës, Kikia: Berisha konfirmoi se Meta do të jetë në listën e sigurt të PD

Mbështetësit e opozitës tubuan të shtunën para Kryeministrisë, bashkë me liderët e partive kryesore në pakicë parlamentare, për të denoncuar e përsëritur deklaratat e...

Kosova përgatitet për zgjedhjet parlamentare të së dielës

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

A ka heqje ‘non grate’ për Berishën? Paro Laçi: Nuk i hiqet, ai nuk vjen kurrë në pushtet

Ish-gardisti i Republikës në kohën e Sali Berishës, Paro Laçi në një intervistë për ABC News komentoi protestën e kësaj të shtune, në të...

Ironia e Spahiut: PD gjithmonë është e para për protesta, por e dyta në zgjedhje

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Për Spahiun, PD dhe Berisha kanë qenë gjithnjë të parët në...

Lajme të tjera

Web TV