Kreu i Partë Demokratike Sali Berisha u prit me ovacione të shumta dhe shpërthime fishekzjarresh teksa u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur në sheshin para Kryeministrisë në protestën e thirrur nga opozita.
Berisha tha se sot PD është më e bashkuar se kurrë dhe forca më e përkrahur ndërkombëtarisht.
“Në pak kohë ne kemi bërë shumë, shkurtin e kaluar ne ishim këtu në shesh, në protestën e 20 shkurtit, lideri i PD ishte i arrestuar në kundërshtim me ligji dhe fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv i burgosur politik. Nga ajo protestë ne hodhëm themelet e fitores që meritojmë dhe do kemi, nga hiri u ngritën si feniksi. Jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam, se mbrojmë kauzë të drejtë, mbrojmë interesin kombëtar. Sot kemi vulë dhe flamur, jemi më të bashkuar se kurrë, jemi forca politike më e përkrahur”, tha Berisha./ SM