Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas rreth 1 ore.

Spahiu e merr analizën e tij, duke e krahasuar opozitën dhe të djathtën shqiptare me të djathtën në Europë dhe Amerikë. Çuditërisht kudo e djathta po pëson një rritje në numra dhe po merr pushtetin në disa vende, ndërsa vetëm në Shqipëri ndodh që e djathta ka rënie drastike.

‘Edmond Arizaj ka bërë një analizë për gjeopolitikën. Se si balancat politike po ndryshojnë. E gjithë e djathta po merr epërsi në gjithë Europën. Po dyfishohet, ndërsa në Shqipëri po përgjysmohet. Dhe e djatha ekstreme është rritur. Nuk bëhet fjalë për një të majtë në Gjermani, Francë, Austri, SHBA. E majta u rafshua. Ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. E djathta nuk prezantohet si lidershipi ri. Aleanca e 5 të pandehurve të SPAK, Berishës, Metës, Ahmetaj, Belerit, Mediut shfaqen si shpresa për ndryshm. Është unike në planet. rotacioni do të vinte përballë një PS dhe kryeministri të dështuar pas 12 vjetësh konsum. Nuk do bëhej fjalë për një mandat të 4. E vetmja arsye që qëndron e palëkundur është mungesa e një lidershipi të djathtë që do ishte ortek. Një e djathtë e fortë do shënonte një rezultat historik. Do kishte një aleat si SPAK’, tha Spahiu për Nertil Agalliun./    S,M

Të fundit

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme....

Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat… horoskopi për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten pjesa e parë e ditës është më e mirë se e dyta. Këtë mbrëmje dhe...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Lajme të tjera

Web TV