Mbyllet në barazim derbi i qytetit mes Real Madrid dhe Atleticos, “buzëqesh” Barcelona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reali dhe Atletico nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1 në derbin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Një rezultat ky që i shkon më së shumti përshtat Barcelonës, që në rast triumfi ndaj Sevillas, ditën e nesërme, do e ngushtonte diferencën në 2 pikë nga kryesuesit e Realit. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për skuadrën e Simeones, që shënoi me Alvarez nga pika e bardhë e penalltisë. Një 11-metërsh ky i kontestuar nga vendasit. 

Ndërkohë pjesa e dytë do të niste në mënyrën më të mirë të mundshme për Realin, që gjeti golin e barazimit me Mbappe, teksa në disa momente ishin edhe të pafat për ta përmbysur sfidën, por traversa dhe Oblak i thanë “jo”. 

Në sfidën e radhës Reali do të përballet me Osasunën në transfertë ndërsa Atletico Madrid do të presë Celta Vigon./ D.C

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV