Karnavalet e Shkodrës, përgatitje për spektaklin e veçantë të qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 17-23 shkurt do të zhvillohen Karnavalet e Shkodrës, një aktivitet që do të sjellë spektakël për qytetin. Përgatitjet kanë nisur prej disa ditësh dhe nga organizatorët premtohet një ngjarje madhështore në rrugët e Shkodrës.

Drejtoresha e Kulturës pranë bashkisë Shkodër, Sara Smaja tha se kjo javë do të jetë e mbushur me aktiviteteve festive në rrugët e qytetit.

Nga e hëna e 17 shkurtit që shënon edhe ditën e parë të karnevaleve, protagonizmin do ta marrin fëmijët e shkollave të qytetit, të cilët me personazhe do t’i japin ngjyra kësaj feste, ndërkohë që surprizë këtë vit do të jenë butaforitë të cilat janë ndryshe falë edhe bashkëpunimit që bashkia e Shkodrës ka krijuar me qytete nga Italia, të cilat do të sjellin modele spektakolare dhe forma të mëdha në rrugët e qytetit.

Nuk do të mungojnë maping në godinat e qytetit dhe koncertet e mëdha në sheshin para Bashkisë Shkodër dhe në sheshin “Nënë Tereza” ku do të jetë edhe epiqendra e ditës së 23 shkurtit, me djegien e dordolecit./k.k

Të fundit

Kapet në flagrancë me një automatik dhe 3 krehra, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni i koduar “The Passenger”, për goditjen e një rasti...

Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Romë. Ministri...

Lider për energjinë e rinovueshme/ Eurostat e rendit Shqipërinë pas Norvegjisë në 2023

Shqipëria ka prodhuar më shumë energji te gjelbër sesa ka konsumuar. Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023...

Arrestimi i Erion Veliajt, Kryemadhi: Është radha e Ramës, lista po vazhdon

Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme (10 shkurt), tha se tani është radha e kryeministrit Edi...

Tiparet e personalitetit që lidhen me suksesin

A e konsideroni veten një person kurioz, konkurrues dhe të vetëdijshëm? A mendoni se keni cilësi më misterioze, të tilla si “përshtatje e lehtë,...

Lajme të tjera

Web TV