Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes relative dhe rimëkëmbjes ekonomike pas kaq shumë trazirave, sipas “Reuters”.
Propozimi i presidentit Donald Trump që SHBA-ja të marrë kontrollin e Gazës mund të ketë paraqitur një problem të vështirë dhe të papritur – por armëpushimi në luftën Izrael-Hamas, largimi i Bashar al-Asaad nga Siria, një Iran i dobësuar dhe një qeveri e re në Liban kanë ushqyer shpresat për një ndryshim.
Egjipti, vendi më i populluar i rajonit dhe një negociator kyç në bisedimet e fundit të paqes, sapo ka menaxhuar shitjen e tij të parë të borxhit në dollarë në katër vjet. Jo shumë kohë më parë ai po përballej me një rënie ekonomike.
Investitorët kanë filluar të blejnë përsëri obligacionet e Izraelit dhe ato të Libanit, duke vënë bast se Bejruti më në fund mund të fillojë të rregullojë krizat e tij politike, ekonomike dhe financiare/kb