Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur me homologun e tij rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për Neë York Post, Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Presidenti amerikan nuk pranoi as të tregonte se sa herë ka diskutuar me presidentin rus, por tha se Putin, do që të mos shohë më njerëz duke vdekur.

“Shpresoj që lufta të mbaroj shpejt. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Të rinj, njerëz të bukur. Ata janë si fëmijët tuaj, dy milionë që kanë vdekur pa asnjë arsye. Kjo luftë është kaq e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar.”

Megjithatë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, nuk ka mundur as ta konfirmojë e as ta mohojë telefonatën.

Trump më parë kishte thënë se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar përfundimin e luftës.

Ai lajmëroi gjithashtu një telefonatë tjetër me Putin.

Ndërkohë një plan për t’i dhënë fund konfliktit pritet të paraqitet në Konferencën e Sigurisë në Mynih nga i dërguari i Trump për luftën mes dy vendeve, Keith Kellogg.

Plani parashikon ngrirjen e konfliktit në vijat aktuale të frontit, status të pacaktuar për territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia dhe garanci sigurie nga Perëndimi për Ukrainën.

Lexo edhe :  "Ata e meritojnë", Zelensky premton dhënien e mineraleve të rralla SHBA-së

Lufta e cila filloi me pushtimin e forcave ruse në Ukrainë bën tre vjet ne 24 shkurt. Mijëra njerëz, mes tyre civilë të shumtë ukrainas janë vrarë në konflikt./kb

Të fundit

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Arrestimi i Veliajt/ Klodiana Lala zbardh dyshimet e prokurorisë ndaj kryebashkiakut

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke zbuluar detaje nga dosja e prokurorisë. Sipas Lalës, Veliaj dyshohet për korrupsion...

Deputetja e PS nën hetim pas arrestimit të kryebashkiakut/Gazetarja zbulon çfarë dyshohet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që kanë çuar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Demokratët Euroatlantikë miratojnë kandidatët e parë për deputetë (55 emrat)

Kryetari Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, njoftoi nisjen e rrugëtimit drejt zgjedhjeve të 11 majit, përmes miratimit nga Këshilli Kombëtar të grupit të parë të kandidatëve...

Lajme të tjera

Web TV