Disa zona të Gjermanisë u përfshinë këtë të enjte nga stuhi të forta dhe dy tornado.
Autoritetet raportuan se moti i keq shkaktoi dëme të mëdha materiale.
Kushtet e këqija të motit lanë të paktën një viktimë dhe disa të plagosur, ndërsa dhjetëra ndërtesa u dëmtuan në Walldorf, si edhe në Rheinland-Pfalz.
Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) paralajmëroi se ka të ngjarë të pasojnë stuhi më të forta, veçanërisht në shtetet jugore të Baden-Württemberg dhe Bavarisë./Mxh
