TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për përdoruesit në Shqipëri, pa marrë parasysh moshën.

Ky vendim vjen pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit M.C, afër shkollës “Fan Noli”, ku autoritetet lidhën ngjarjen me rritjen e dhunës dhe bullizmit, të cilat thuhet se përhapen përmes TikTok.

Ky hap ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin platformën për të shpërndarë përmbajtje dhe për të gjeneruar të ardhura.

Ndërkohë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.

Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e krijuar në vitin 2020 nga Edison Chen.

Aplikacioni lejon përdoruesit të shprehen krijueshëm dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes videove të ndryshme, duke ofruar mundësi redaktimi, efekte vizuale dhe filtra./kb

Të fundit

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Lajme të tjera

Web TV