Italia po teston robotin udhëzues R1 në Palazzo Madama të Torinos për të lehtësuar mbipopullimin dhe për të përmirësuar aksesin, duke u shpjeguar vizitorëve vepra arti shekullore.
Roboti, i njohur si R1, mund të lëvizë mbi rrota deri në 1.5 metra në sekondë dhe të shpjegojë ekspozitat duke përdorur Inteligjencën Artificiale të integruar, duke i ndihmuar vizitorët të lundrojnë në korridoret e ngushta në ndërtesën historike.
Inxhinierët thonë se roboti përdor sensorë dhe kamera për të shmangur pengesat dhe për të rregulluar rrugën e tij në kohë reale dhe mund të riorientohet nëse është e nevojshme duke ri-hartuar mjedisin përreth./Mxh
