Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë se Shqipëria ende nuk është tërheqëse për ta.

Shifrat zyrtare tregojnë se numri i shtetasve të huaj që kanë leje punësimi në vend arriti 9,825 persona nga 8.305 të huaj që ishte në fund të vitit 2022.

Tirana, Durrësi dhe Vlora janë qytetet me përqendrimin më të madh të punonjësve të huaj. Referuar raportit të Ministrisë së Brendshme mbi Profilin e Migracionit, thuhet se afro 42% e të huajve ose 4207 persona me kontratë pune në Shqipëri, janë në biznese në Tiranë.

Më pas renditet qarku Durrës me mbi 2 mijë të huaj të punësuar dhe Vlora me 1208 punonjës të huaj. Më pak mundësi për të huajt duket se jep qarku i Dibrës, e cila ka vetëm 51 të punësuar shtetas të huaj.

Sektori i Akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ku bëjnë pjesë bare, restorante, hotele kanë numrin më të madh të punonjësve të huaj me afro 1100, ndjekur nga sektori i ndërtimit 999 punonjës të huaj, aktivitete të tjera shërbimi me 985 dhe në fushën e tregtisë 848 të huaj. Pjesa tjetër janë në sektorë të tjerë të ekonomisë, si në industrinë përpunuese ashtu edhe në atë prodhuese.

Interesi më i madh për të fituar leje pune në vend është nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali. Gjatë vitit të shkuar qeveria nisi negociatat me autoritetet filipinase për të marrë me mijëra punonjës të kualifikuar, me objektiv kryesor punësimin e tyre në sektorin e turizmit./    S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV