Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Reagon Vuçiç pas fitores së shpallur nga Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka siguruar të dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb.

Ai theksoi se kjo fitore do të shërbejë si një pengesë për politikat e mëtejshme të kryeministrit Albin Kurti.

“Presim ende rezultate nga Serbica, ku kanë votuar 143 serbë, por tashmë është e qartë se Lista Serbe i ka fituar të dhjetë mandatet e mundshme. Urime popullit serb në Kosovë dhe Metohi. Këto rezultate janë të jashtëzakonshme, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Albin Kurtit për të dëmtuar Listën Serbe dhe popullin serb. Përpjekjet e huaja për të dobësuar Listën Serbe, si në mënyrë të fshehtë ashtu edhe publikisht, nuk kanë pasur sukses,” deklaroi Vuçiç në një videomesazh të shpërndarë nga Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Në fund, ai uroi Listën Serbe për rezultatin dhe shprehu mirënjohje të thellë ndaj popullit serb për mbështetjen e dhënë.

“Kjo dhe për mua është besim i madh. Lista Serbe mori pa Serbicën dhe pa personat e zhvendosur në brendësi, 38. 533 vota ndërsa pasohet nga 3.217 vota. Sipas kësaj është tërësisht e qartë që Lista Serbe ka fituar padyshim të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëpasshme të Kurtit”, ka thënë Vuçiç./   S,M

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV