Italia kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjet me Tiranën për emigrantët dhe për këtë, duket se po përgatit një dekret të ri, ku t’i kalojë kompetencat e qendrave pritëse në Gjadër dhe Shëngjin në juridiksionin e Tiranës. E gjitha kjo duket se po bëhet nga qeveria Meloni për të shmangur që vendimet e Gjykatës së Romës të mos refuzojnë qëndrimin e emigrantëve dhe se kampi i Gjadrit të mos mbetet bosh për muaj të tërë.

Këtë e bëri ditur ministri për Çështjet e BE-së, Tommaso Foti, i cili tha se do të shihet nëse qeveria do të ndërhyjë me një dekret të ri ligjor “përpara vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili mund të arrijë jo më herët se marsi, i cili pritet të mblidhet më 25 shkurt”.

Duke kërkuar një mënyrë, pas tre refuzimeve radhazi të ndalimeve të emigrantëve nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, qeveria mendon se qendrat të mund të menaxhohen nga Tirana dhe jo më nga Roma.

Ideja se një dekret e i tillë mund të realizohet ka nxitur edhe reagimet e opozitës në Itali, duke e cilësuar “djallëzore” këmbënguljen e qeverisë për të vijuar më marrëveshjen e emigrantëve, kundër vendimit të gjykatës.

“Këmbëngulja është djallëzore. Qeveria duhet të ndalojë këtë çmenduri institucionale që po krijon një përplasje të paprecedentë mes pushteteve dhe humbje burimesh. Mbyllni këtë faqe të turpshme, kërkoni falje dhe dhuroni 800 milionë eurot e destinuara për një qendër çnjerëzore dhe të padobishme për shëndetin dhe sigurinë”

“Ata tani janë futur në një rrëmujë, për të dalë prej saj duhet të heqin dorë nga ‘aventura shqiptare’ dhe të mos shpërdorojnë paratë e italianëve”.

Lexo edhe :  Veliaj në burg/ Gazetari paralajmeron: Së shpejti do ketë edhe drejtorë të arrestuar

“A nuk mjaftuan vendimet e gjykatave të të gjitha niveleve për të thënë se është një procedurë jolegjitime? Të gabosh është njerëzore, të ngulmosh është meloniane” ishin disa nga deklarata e deputetëve të opozitës italiane.

Megjithatë, nisma nuk duket se do të diskutohet së shpejti në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, por është një ide që po qarkullon prej ditësh në qeverinë Meloni.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës, 43 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit u rikthyen sërish në Itali, ku do t’i shqyrtohen kërkesat për azil./     S,M

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV