Importoni edhe votues…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Sali Berisha ka prezantuar paraditen e të hënës si “kryekëshilltarin e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 Majit Chris LaCivita”. Amerikani i ardhur tek PD e Berishës, ka drejtuar fushatën e zotit Donald Trump, duke finalizuar fitoren e tij në 5 Nëntor 2024 në SHBA.

Nuk ka asgjë të keqe të prezantosh e punësosh (me pagë të majme natyrisht) kryekëshilltar të fushatës, një amerikan apo gjerman. Por problem që ja vlen të diskutohet, është “ku, si dhe sa do të paguhet Chris LaCivita nga Berisha”, kur deri dje na hiqej si “njeri që bënte jetë modeste, pa përvetësuar miliona dhe pasuri të tjera”.

Kur deri dje, hiqej se “nuk kishte pasuritë që ka Edi Rama, nuk kishte milionat që ka Edi Rama, dhe nuk kishte bërë kurrë korrupsion”. Atëhere, me se do ta paguash ish-kryekëshilltarin e Donald Trump, zoti Berisha? Sepse nuk e beson njeri që, ai të ngrihet dhe vijë nga SHBA, për të bërë “fushatë falas për PD”. Këto dhe shumë hamendësi të tjera, ndoshta do ta gjejnë rrugën e zbardhjes në ditët në vijim.

Por në fakt problem i Partisë Demokratike dhe zotit Berisha, nuk janë këshilltarët dhe kryekëshilltarët amerikanë apo gjermanë. Janë votuesit, janë anëtarësia, janë mbështetësit, që i janë larguar dhe e kanë braktisur PD. Atëhere i bie, që Berisha të importojë edhe votues.

Nga viti 2013 deri sot, nga PD-ja kanë ikur dhe larguar përfundimisht mbi 30-40 per qind e anëtarësisë, plus largimeve të bëra nga vetë Berisha, apo më përpara tij Lul Basha, për shkak të divergjencave dhe sherreve të brëndshme. Braktisja duket në takimet dhe protestat e fundit, apo dhe thirrjet e tij për “mosbindje civile”. Marrja e ish-kryekëshilltarit të Donald Trump, mbetet garnitura e panevojshme e zotit Berisha, por edhe “vegja” nga ku mund të mbahet kur të pësoi humbjen e 11 Majit

Lexo edhe :  Nuk ka CDU, që të sjell në pushtet

Nuk fitohet me këshilltarë borxh, as me votues të importuar, edhe sikur ti paguash ata me miliona euro. Vota e shqiptarëve në 2025, nuk ndikohet kurrë më, as nga amerikanët dhe as nga gjermanët.

Nuk është 1992, apo 1996. Zoti Berisha, mungesën e efikasitetit të partisë në bazë, nuk mund t’jua  mbushë Chris LaCivita, dhe asnjë këshilltar tjetër, që sot në SHBA, është  një qytetar i thjeshtë amerikan. Reklamimi që Berisha i bëri ish-kryekëshilltarit të Donald Trump, ishte më tepër tregues i dobësisë politike që ka sot lideri i asaj partie, aq sa dhe vetë PD-ja.

Pas 3 mandatesh qeverisëse, Edi Rama ka të sigurtë mandatin e ri, dhe të dalësh  dhe thuash se “po punësoj ish-kryekëshilltarin e Trump, që të mposht Edi Ramën”, sikur nuk shkon. Ti Edi Ramën, duhej ta mposhtje me fakte dhe argumente, pasi ka 3 mdanate që qeveris, dhe jo të importosh këshilltarë të huaj.

Mendoj se ka në Shqipëri, këshilltarë exelentë, që nqs Berisha do të ishte i aftë, mund ti afronte dhe bënte fushatë dinjitoze, edhe pse nuk do ta fitonte pushtetin. Ndaj, mendoj se më tepër se sikleti i marrjes së një kryekëshilltari, më e rëndësishme mbetet vota, votuesit, të cilës PD-së i  janë firuar./    S,M

Të fundit

‘Travel Awaits’: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të...

Kur Kina rehabilitoi Shekspirin dhe Bethovenin, armiqtë e Revolucionit Kulturor

Nga Leonard Veizi   Veç të tjerash, 11 Shkurti si datë, por në kontekstin e vitit 1978, mbahet mend edhe si dita kur në Kinën komuniste...

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Nga Dardan Malaj   Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy gjëra duhen...

Kush i ka votat për Qeverinë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri,...

Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se arrestimi i tij ka ardhur...

Lajme të tjera

Web TV